Shteti i Saksonisë-Anhalt në Gjermaninë Lindore thotë se njerëzit që nuk e njohin të drejtën e Izraelit për të ekzistuar nuk mund të bëhen qytetarë të natyralizuar.
Saksoni-Anhalt do t’u kërkojë individëve që kërkojnë të bëhen shtetas gjermanë të konfirmojnë me shkrim “se njohin të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe të dënojnë çdo përpjekje të drejtuar kundër ekzistencës së shtetit të Izraelit”.
Autoriteteve lokale u është thënë që t’i kushtojnë vëmendje nëse një aplikant shfaq qëndrime antisemite dhe të mohojnë shtetësinë nëse refuzojnë të nënshkruajnë deklaratën. Çdo refuzim duhet gjithashtu të dokumentohet në dosjen e aplikantit për referencë në të ardhmen.
Gjermania pretendon një përgjegjësi të veçantë ndaj Izraelit pasi nazistët vranë sistematikisht më shumë se gjashtë milionë hebrenj në Holokaust.
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2008 e quajti sigurinë e Izraelit një pjesë të ‘arsyes së shtetit’ të Gjermanisë – një pozicion i mbajtur edhe nga qeveria aktuale.
Ministrja e Brendshme e Saksonisë-Anhalt, Tamara Zieschang u bëri thirrje 15 shteteve të tjera federale të Gjermanisë që të miratojnë rregulla të ngjashme.

