NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
    18 hours ago
    Belind Këlliçi/ Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!
    2 days ago
    Deputetët e PD takohen me të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli.
    2 days ago
    Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: SHBA shpall si person non grata ish-zëvendës kryeministrin maqedonas, Koço Angjushev
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ SPAK me “Belindë” në dorë për të mbuluar Ron-Ramën në trafikun ndërkombëtar të armëve
Të tjera
Serbi/ Vuçiç shpërndan Parlamentin, zgjedhje të parakohshme…
Të tjera
Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
Kryesore Politikë
Xhelal Mziu: Shqipëria kampione e Europës në “llaç e tulla”, por qytetarët pa kushte dinjitoze banimi!
Të tjera
Belind Këlliçi: Hetimi parlamentar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve, i domosdoshëm dhe i menjëhershëm!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

SHBA shpall si person non grata ish-zëvendës kryeministrin maqedonas, Koço Angjushev

Neutrale
Last updated: 2023/12/05 at 3:59 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar Koço Angjushevin, ish -zëvendës kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe familjen e tij, si persona të padëshirueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.

Në një njoftim të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, thuhet se gjatë kohës që ishte zëvendës kryeministër, zoti Angjushev shpërdoroi postin e tij zyrtar për interesa të përfitimit të biznesit të tij privat, duke minuar besimin e publikut të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike.

“Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të atyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë që zyrtarët publikë të korruptuar të vihen para përgjegjësisë. Ky përcaktim rikonfirmon përkushtimin e SHBA-ve për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, frenon mirëqenien ekonomike të vendeve dhe dëmton aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve të tyre”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Departamenti i ka ndaluar gjithashtu hyrjen në SHBA edhe gruas së zotit Angjushev, Elizabeta dhe fëmijët, Angel dhe Ognen..

Zoti Angjushev njihet edhe si biznesmen. Kompania e tij “Brako” ndërtoi një numër spitalesh provizore gjatë pandemisë së Koronavirusit përmes një tenderi jotransparent.

Një nga ato spitale, ai i Tetovës u përfshi nga zjarri në shtator të vitit 2021 nga i cili gjetën vdekjen 14 pacientë dhe familjarë të tyre.

Ai është themelues edhe i një kompane që është marrë me tregëtinë e energjisë elektrike.

Revista amerikane Forbes në vitin 2014 e shpalli zotin Angjushev si njërin prej pesë maqedonasve më të pasur. Ai është profesor në universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” të Shkupit.

Përcaktimi i ish-Zëvendëskryeministrit Angjushev, pason vendimin e para disa muajve të Departamentit amerikan të Thesarit për përcaktimin e një biznesmeni tjetër të njohur nga Shkupi, Jordan (Orce) Kamçev për korrupsion.

Në qershor të këtij viti, DASH-i shpalli si person të padëshiruar edhe kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler ka theksuar më parë se pret me interes të shohë nëse institucionet maqedonase do të ndërmarrin hapat e duhura sa i takon luftës kundër korrupsionit. Sipas saj, personat përgjegjës duhet të japin llogari para drejtësisë.
VOA

TAGGED: Lajme
Neutrale December 5, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ SPAK me “Belindë” në dorë për të mbuluar Ron-Ramën në trafikun ndërkombëtar të armëve
11 hours ago
Serbi/ Vuçiç shpërndan Parlamentin, zgjedhje të parakohshme…
16 hours ago
Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
18 hours ago
Xhelal Mziu: Shqipëria kampione e Europës në “llaç e tulla”, por qytetarët pa kushte dinjitoze banimi!
19 hours ago
Belind Këlliçi: Hetimi parlamentar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve, i domosdoshëm dhe i menjëhershëm!
19 hours ago

Basir Çollaku/ SPAK me “Belindë” në dorë për të mbuluar Ron-Ramën në trafikun ndërkombëtar të armëve

Serbi/ Vuçiç shpërndan Parlamentin, zgjedhje të parakohshme…

Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën

Xhelal Mziu: Shqipëria kampione e Europës në “llaç e tulla”, por qytetarët pa kushte dinjitoze banimi!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?