Një shtetas shqiptar i moshës 50-vjeçare ka humbur jetën sot në një aksident fatal në punë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Salmenikos të Egjialisë në Greqi.
Mediat vendase raportojnë se shqiptari humbi jetën pasi u mbyt nga balta pas një rrëshqitje dheu.
Viktima raportohet se është një emigrant që kishte dokumente pune të ligjshme dhe punonte në kompaninë që po ndërton hidrocentralin në Salmenikos.

