Zjarri ka përfshirë një banesë të katit të pestë dhe për pasojë një person ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”.
Zjarri ka rënë në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet R. D., 57 vjeç.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
“Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”

