NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
    18 hours ago
    Belind Këlliçi/ Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!
    2 days ago
    Deputetët e PD takohen me të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli.
    2 days ago
    Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Holandë: Kërkim i vështirë për partnerë koalicioni
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ SPAK me “Belindë” në dorë për të mbuluar Ron-Ramën në trafikun ndërkombëtar të armëve
Të tjera
Serbi/ Vuçiç shpërndan Parlamentin, zgjedhje të parakohshme…
Të tjera
Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
Kryesore Politikë
Xhelal Mziu: Shqipëria kampione e Europës në “llaç e tulla”, por qytetarët pa kushte dinjitoze banimi!
Të tjera
Belind Këlliçi: Hetimi parlamentar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve, i domosdoshëm dhe i menjëhershëm!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Holandë: Kërkim i vështirë për partnerë koalicioni

Neutrale
Last updated: 2023/11/24 at 10:17 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Pas fitores së populistëve të djathtë në zgjedhje, në Holandë ka nisur kërkimi i vështirë për partnerë koalicioni. Fituesi i zgjedhjeve, Geert Wilders, deklaroi se dëshiron të qeverisë.
Holanda u zgjua me një skenar të ri politik pas një nate emocionuese zgjedhore. Me 37 nga gjithsej 150 vende në parlament, Geert Wilders, i cili padyshim u befasua edhe vetë, dhe Partia e tij për Liri (PVV) arritën të dyfishonin numrin e votave në krahasim me zgjedhjet e mëparshme ku kishin fituar 17 të tilla.

Fituesi i zgjedhjeve holandeze Geert Wilders (PVV) njoftoi se dëshiron të qeverisë. Votuesi ka folur, tha populisti i krahut të djathtë për televizionin holandez. Ai mendon se tani të gjithë duhet të dalin nga vetja. Për të marrë një shumicë, Wilders ka nevojë për të paktën dy partnerë koalicioni. Për momentin nuk është e sigurt, se do të mund t’i gjejë ata.

Kreu i listës së aleancës mes socialdemokratëve dhe të gjelbërve, ish-komisioneri evropian Frans Timmermans, bëri thirrje për mbrojtjen e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës. Ai u kërkoi mbështetësve të tij që të angazhohen për të drejtat e emigrantëve dhe myslimanëve. Timmermans, u shfaq luftarak, pothuajse patetik dhe u premtoi të gjithë të frikësuarve nga rezultati i zgjedhjeve se do t’u qëndronte pranë. “Ne jemi demokratë,” tha Timmermans. “Demokracia ka folur. Tani është koha që ne të mbrojmë demokracinë.”

Urime nga populistët e djathtë nga Evropa

Wilders mori urime nga përfaqësues të disa partive populiste të djathta në Evropë. Kryetarja e AfD-së gjermane, Alice Weidel foli për një sukses të madh në shërbimin online X. Kryeministri hungarez Orban si dhe politikanët populistë të djathtë Salvini në Itali dhe Le Pen në Francë e uruan gjithashtu.
Vëzhguesit tani presin që formimi i një qeverie në Holandë të kërkojë kohë. Ish-koalicioni i qendrës së djathtë u shpërbë verën e kaluar për një konflikt mbi politikën e migrimit.

Rezultatet jopërfundimtare u publikuan natën nga agjencia e shtypit ANP. Sipas kësaj përllogaritjeje, PVV merr 37 nga 150 vendet në Parlamentin e Hagës. Kjo do të përfaqësonte më shumë se dyfishin e numrit të mandateve të fituara në zgjedhjet e fundit.

Një aleancë midis socialdemokratëve dhe të Gjelbërve do të vinte në vendin e dytë me 25 vende. Sipas parashikimeve, Partia Popullore liberale e krahut të djathtë (VVD) e kryeministrit në largim Marcus Rutte është shumë prapa. Ajo humbi 10 vende dhe do të merrte vetëm 24 mandate. Partia e re NSC e ish-deputetit kristian-demokrat Omtzigt, sipas vlerësimeve, mund të marrë 20 vende.

Revoltë nga e djathta

René Cuperus, analist politik në Institutin Clingendael, u shpreh për një “tronditje” për vendin. Atij i vjen keq për rezultatin, sepse njerëzit në Holandë kishin shpresuar të jepnin një kundërshembull për suksesin e populizmit në mjaft vende të botës.

Shpresonim se në ndryshim nga Italia apo SHBA me Trump-in, të mund të “kryenim një revoltë në qendrën politike”. Shkak për këtë supozim ishin, ndër të tjera, dy partitë e reja – një parti e fermerëve dhe partia e re e ish-kristian-demokratit Pieter Omtzigt, “Nieuw Social Contract”.

E paqartë nëse partitë e tjera do ta pranojnë një pakt me Wildersin

Gjasat janë që lëvizja Fermer-Qytetar të pranojë, Omtzigt më tepër jo, dhe kryetarja e listës VVD, Dilan Yesilgöz, kishte siguruar gjatë fushatës elektorale se nuk do të ishte pjesë e një kabineti në të cilin Wilders do të ishte kryeministër.
Mesazhi i votuesve është i qartë. Holandezët duan një qeveri të krahut të djathtë që merr seriozisht shqetësimet e qytetarëve dhe trajton varfërinë, krizën e strehimit dhe flukset e tepërta të refugjatëve. Shoqatat islamike, organizata e ndihmës për refugjatët, mbrojtësit e klimës dhe organizatat mjedisore reaguan me shqetësim ndaj rezultatit të zgjedhjeve.
Nga DW

TAGGED: Lajme
Neutrale November 24, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ SPAK me “Belindë” në dorë për të mbuluar Ron-Ramën në trafikun ndërkombëtar të armëve
11 hours ago
Serbi/ Vuçiç shpërndan Parlamentin, zgjedhje të parakohshme…
17 hours ago
Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
18 hours ago
Xhelal Mziu: Shqipëria kampione e Europës në “llaç e tulla”, por qytetarët pa kushte dinjitoze banimi!
19 hours ago
Belind Këlliçi: Hetimi parlamentar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve, i domosdoshëm dhe i menjëhershëm!
19 hours ago

Basir Çollaku/ SPAK me “Belindë” në dorë për të mbuluar Ron-Ramën në trafikun ndërkombëtar të armëve

Serbi/ Vuçiç shpërndan Parlamentin, zgjedhje të parakohshme…

Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën

Xhelal Mziu: Shqipëria kampione e Europës në “llaç e tulla”, por qytetarët pa kushte dinjitoze banimi!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?