Partia e populistit holandez, i së djathtës ekstreme dhe anti-BE, Geert Wilders mori një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme në Holandë, duke shtuar shumë pikëpyetje për një komb të njohur dikur si një fener tolerance.
Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, partia e zotit Wilders pritet të fitojë 37 vende në dhomën e ulët të parlamentit prej 150 vendesh, më shumë se dyfishi i vendeve që siguroi partia e tij në zgjedhjet e fundit.
Programi zgjedhor i partisë së zotit Wilder përfshinte thirrje për një referendum për largimin e Holandës nga Bashkimi Evropian, një ndalim total të pranimit të azilkërkuesve si dhe nuk dëshiron xhami apo shkolla islame në vend, edhe pse ka qenë më i butë ndaj Islamit gjatë kësaj fushate zgjedhore se në të kaluarën #voa #zëriiamerikës #GeertWilders

