NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    1 day ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    1 day ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    1 day ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Faruk Myrtaj/ ZOGJ DHE TELEFONA NATE
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Faruk Myrtaj/ ZOGJ DHE TELEFONA NATE

Neutrale
Last updated: 2023/11/10 at 11:20 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

-tregim-

Plaku im iku për andej, por jo që shtëpia të më mbetej vetëm mua…
Më pas ikën djemtë, më dërgojnë para, lekë të huaja, s’kam qenë kurrë më e pasur, por s’di t’i prish. Më thonë të vete te ai pazari ku paraja këmbehet me para, Bëjnë shaka me mua, se paraja këmbehet me mall, jo me para!
Shtëpia boshe, muget shpejt, si shpellë. Kumbon, edhe kur flas me veten. Nuk pres vdekjen, por njërën nga dritaret e vogla e kam lënë hapur paksa. Kur të dojë, këtu më ka. Le të vij, por…të më vijnë djemtë, një herë.
Plaku im po, edhe atje ku është, i di këto gjëra. Më bëhet se vjen në shtëpi, ia ndjej hapat, edhe kollën e kohëve të fundit, edhe romuzin: “Rri moj e shkretë, rri! Bëj rehat. Ta bëri kësmet!” Një natë u duk i zemëruar me mua: “Po ti eja, moj qyqe! Nuk u mërzite vetëm?!” E dëgjova, por nuk i dhashë xhevap, se e mërzitja…

Dita edhe shtyhet, dalë në mëhallë, këmbej ndonjë fjalë me ata që më njohin. Janë rralluar këta. Të shumtët e fytyrav nuk I njoh, kush e di nga kanë ardhur. Të jenë këmbyer me djemtë, thua?!

Vjen darka, njerëzia mbyllen nëpër kalidhet e tyre e unë? Unë ku të vete? Kush hynë te unë? Me kë mbyllem? Për kë të gatuaj unë, se nuk hahet vetëm. As gjumi nuk vjen, kur të sheh që je vetëm…

Një natë mu bë se mu mbushë tavani me zogj. Ca zogj të bukur, me pendla të kaltra, me cicërima të gëzuara, venin e vinin nëpër dhomë, sikur luanin me mua. “Po kjo kështu?!, thashë, Mos erdhi e bekuara? Kështu të qenkej vdekja, si tufë zogjsh?! U ngrita, hapa dritaren, por zogjtë s’donin t’ia dinin, as më trembeshin. Më uleshin në supet, në kokë, mbi televizor, e mbushën krevatin e vogël të nipit! Nuk dija ç’të bëja.
Bëra për nga dera, e hapa, trokita tek Fatimja, përballë.
Një jetë e tërë gjitone, si e shtëpisë.
I thashë për zogjtë, por kur u ktheva me të, dola gënjeshtare: as zogj, as pendë kishte…

Fatimja nuk e zgjat fjalën time. Vuri xhezvenë, për dy filxhanë, gjerbëm të dyja, tërë dritat e shtëpisë i ndezi, zumë në gojë njerëzit, fëmijët ku i kishin nëpër botë. Ç’muhabet të bëhej në mes të natës?!
Të lashë pa gjumë, i thashë. Shko e bjerë, do vesh në punë ti. Unë jam pushim nesër e pasnesër e pasjesi!

Bëri të ikte Fatimja, kur “xërr” zilja e telefonit. Ora dy a tre e natës.
I kisha thënë Fatimes që më marrin natën në telefon, por zinte e qeshte. Jo se s’më besonte. Të bëjnë veshët, siç të bëjnë sytë me zogjtë, Viko!
E hapi vet Fatimja telefonin. Dëgjonte andej, me sytë tek unë.

“Kush je ti mor bir?” e pyeti atë andej, matanë telit.
Edhe unë kështu bëja, kur më marrin në telofon. Pres të thonë emrin, të marrë vesh me kë flas. Po fliste Fatimja për mua. “Je me fat, më tha kur mbaroi, të janë shtuar djemtë nëpër botë!”

Hapi derën, e tërhoqi pas vetes, por telefoni ia dha përsëri. E ndjeva që Fatimja mbeti te pragu.
E ngrita vet telefonin, dikush prej matanë, flet nga Gjermania.
“Po si je mor bir?
“Mirë moj nëne mirë, po gjumi nuk na zë…!”
“As ne këndej, o bir! Ç’është kjo, as ju e as ne! Nuk zënka gjumi kur jemi larg?!”
“A kanë ardhur çunat? A të kanë folur, a…?”
“Edhe kanë ardhur, me telofon ç’të bëjnë tjetër? Ne jemi rehat, punë s’kemi për të bërë. Ndaj s’na zë as gjumi. E lë dritën ndezur, unë!
Ca kohë i lija hapur edhe dyert, por Fatmija më foli. “Natë është. Ti, mbylle derën dhe një çelës ma lerë mua, vij unë e të shoh që je gjallë!” Kur s’ndjehem mirë i bëj zë asaj. Vjen e pështetet në divanin përballë. Ia shpërblefshin djemtë e mi dhe të sajtë.

Djemtë andej, duket se janë marrë vesh me njeri-tjetrin. Ai që ka radhën u telefonon të gjithë pleqve të shokëve të tij. Dje-mbrëma ishte djali i Hasimesë. Fliste nga Panaspaja…
Panamaja apo Panajaja, the?!
Njëlloj është për mua, moj bijë!
Nja dy ditë më parë, djali i Merushes, nga Austria..
Apo nga Australia?! Janë larg këto vende!
Nga ana tjetër e diellit. Atje qenkej ditë, kur këtu është natë! Unë thosha se bëjnë shaka me ne pleqtë…”

“Mirë or bir! Edhe Hatixhen mirë e ke. E takova te dyqanet. Jemi rehat ne. Lërna Zot të rrojmë, po tu kemi mirë juve aty ke jeni…”
“Mos të ngrita nga gjumi, nënë?”
“Sos më ngrite nga varri, or bir…”
“S’tregoni ju, edhe po të keni gjë…”
“Kur të vdesim, do t’u tregojmë…”
“S’keni të drejtë të ikni pa u ndarë me ne, nënë Viko!”
“Po të mundni hajdeni, mos e ngjacni shumë se…ku i dihet moshës!”
Kërrtak, një zhurmë brenda aparatit, dhe nuk dëgjohet më djali i Hatixhesë.
“Linja, e flamosura, e lashë ne merak djalin e nënës…”

Fatimeja, sytë me lotë. U ulë në divan, pranë meje. Më hodhi krahët në qafë dhe nisi të qeshte.
“E gënjeve të birin e Hatixhesë, Viko!”
“Pse e gënjeva moj bijë?”
“Kur e ke parë së fundi Hatixhenë, ti?!”
“Bëhen a s’bëhen tri javë, në s’gaboj, por si t’ia nxirrja merakun birit unë?”
“Hatixheja e shkretë ka dy muaj vdekur, Viko…”
“Mu thaftë goja…Paskam mbaruar. Dola edhe gënjeshtare, pa le! Do lidhem me djemtë e mi, t’ia thonë ata.

2004

Neutrale November 10, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
8 hours ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
1 day ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
1 day ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
1 day ago
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
1 day ago

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?