NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    2 days ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    2 days ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    2 days ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Edison Ypi/ Jam Hebrè
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Edison Ypi/ Jam Hebrè

Neutrale
Last updated: 2023/10/30 at 2:40 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Qysh fëmijë na ndante një hendek. Moshatarët nuk më thirrën kurrë në lojë.
Që 14 bëja plane për tu arratisur mes telave me gjëmba dhe qenve të kufirit. Herezi të tilla mendja e tyre nuk i kapte.
Un i respektoja mësuesit. Ata më quanin budalla.
Un i nderoja të moshuarit, klerikët, artistët, njerzit e shquar. Ata habiteshin dhe krruanin hundët.
Un u thosha se duhet ngritur ndonjëherë koka për të parë yjet. Ata shihnin njëritjetrin dhe ja plasnin të qeshurit
Un kurrë nuk bëra ndonjë kërkesë apo lutje për ndonjë favor, apo shtesë rroge, apo diçka tjetër që më përkiste. Ata gjithë kohën qurraviteshin dhe zhgërryheshin pas dyerve të shefave.
Un u flisja për Peter Weir, Woody Allen, Giuseppe Tornatore, Vittorio Gassman, për filmin e momentit, për Librin e fundit. Ata dërrdëllisnin për ca rrëmbythje që bënin këllira kinematografike me spiunllëqe, sabotime, atentate, komitete, plenume, dallavere, intriga, thashetheme.
Un e dija se ekzistonte, por s’e kisha idenë ku ndodhej Sigurimi i tyre i dashur. Ata e dinin ku ndodhej dhe e përdornin për të më spiunuar mua dhe njëritjetrin.
Qef të madh kishin të ngriheshin të flisnin në Mbledhjen e Kolektivit. Un pas çdo mbledhje villja zorrët.
Un sytë nga deti. Për mua gjith kohës “Len nga perëndon”. Ata sot e kësaj dite bëjnë duvanë e turkut dhe fusin garuzhden në kazanin e kaurrit.
Ata ishin të bindur se diktatura do vazhdonte . Un s’kisha asnjë dyshim se s’do vdisja para se diktatura të ngordhte.
Sot kur telat me gjëmba dhe qentë e kufirit janë harruar, dhe kur s’ka asnjë arsye për të ikur, por një mijë arësye për të ndejtur dhe një mijë punë për të bërë, pa pik turpi ikin ulur në ndënjëset e buta të aeroplanave.
Un vdes të iki nëpër katunde sa më të thella, të takoj njerëz sa më të panjohur. Ata vëslulen si të çmendur Milano, Londër.
Për mua makina ësht një cop hekur plot me rraqe elektronike të panevojshme që më çon nëpër vende mahnitëse. Për ata makina është një mjet plot me navigatorë dhe të tjera monstruozitete që i çon shëndosh e mirë në restorant.
Për të kursyer kohën, për të parë sa më tepër katunde dhe për të bërë sa më tepër muhabete me banorë lokalë anës udhës, un ha në makinë. Ata kurrë.
Ata bënin dhe bëjnë karrierë. Mua karriera ma kall datën.
Un adhuroj rregullin, rendin, disiplinën. Ata vetëm, kaosin, gjurulldinë, mjegullën.
Ata zhgarravisin dhe paguhen. Un që shkruaj duke bërë kujdes për çdo gërmë dhe për çdo tingull, s’marr asnjë kacidhe.
Kur diktaturat i shembi Regani dhe Gorbaçovi, ata uluritën duke u mburrur se Diktaturën e shembën çunat e oficerave dhe spiunat e Sigurimit.
Un që e kisha kaluar gjith jetën duke mos menduar asgjë tjetër përpos pastrimin e halesë nga komunistat, nuk iu afrova aspak, i lashë të punonin. Por doli që ata skan bërë asgjë tjetër veçse kanë vjedhur.
Un i ndihmova, i votova, i mbrojta. Hajdutat kurrë s’u kujtuan për mua. Mirë bënë.
Ata shajnë ambasadorët. Për mua kjo është çmenduri e papërfytyrueshme.
Unë besoj shkencën. Ata llumin e kafesë, konspiratorët.
Un femrën e dua si e ka bër Perëndia. Ata femrën e lakmojnë si e bën kirurgjia.
Sipas meje duhet punuar sa më tepër dhe sa më mirë. Sipas tyre duhet punuar sa më pak dhe sa më keq.
Un e di se Njeriu zbutet dhe zbukurohet përmes leximeve. Ata kujtojnë se këtë rol e luan kafeneja.
Un e di se bota është sferike dhe ndodhet mes polit të veriut dhe polit rë jugut. Ata e dinë se bota është e rrafshët si truri i tyre dhe shtrihet nga Zogu Zi te Kthesa e Kamzës.
Un sapo arrij në Kosovë më mbushen sytë me lot. Ata Kosovën e kanë bërë poligon për interesa.
Këto dhe të tjera më shtynë ti shoh më nga afër rrënjët e mia.
Një turk që mban mbiemrin tim dhe më konsideron kushuri, thotë se stërgjyshët tanë ishin të parët turq që Sulltani i nisi në vendin e Shkabave.
Kur u thellova të di më tepër, mësova se të parët e të parëve të mi adhuronin Yllin e Davidit. Pra unë jam Hebrè.

Neutrale October 30, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
15 hours ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
2 days ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
2 days ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
2 days ago
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
2 days ago

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?