NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    2 days ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    2 days ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    2 days ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Enver Bytyçi/ Fatura që Sali Berisha po paguan në këtë moshë!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Enver Bytyçi/ Fatura që Sali Berisha po paguan në këtë moshë!

Neutrale
Last updated: 2023/10/23 at 8:36 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Dhëndrri i ish-kryeministrit Sali Berisha, është arrestuar dhe vetë ish-presidentit i është ndaluar udhëtimi jashtë shtetit. Edhe 100 pasaporta të kishte ai nuk arratiset! Ka edhe një vendim për “detyrim paraqitjeje”!

Arsyeja: Privatizimi i “paligjshëm” I kompleksit sportiv “Partizani”! Dëshmitarë janë enveristët e Rilindjes! Prokurorë hetuesit e sigurimit të shtetit! Urdhëdhënës djali i Kristaqit dhe nipi i Spiro Kolekës! Gjyqtare një qyqare! Avokat-mbrojtës llapaqenët e përhershëm që ushqehen nga Rilindja.

Juria e gjykimit publik janë të gjithë enveristët dhe ata që humbën privilegjet nga përmbysja e sistemit komunist! Ndihmës e përkrahës: – Liberalët pa atdhe e pa fe të të gjitha kontinenteve! Të gëzuarit më të mëdhenj: – Aleksandër Vuçiç dhe të gjithë ata që duan t’i ngulin thikën Kosovës prapa shpine e në zemër të saj! Nëse e analizojmë në këtë kontekst ajo që ndodhi të premten e kësaj jave është një akt thellësisht politik e madje anti-kombëtar! Por më duhet të them se arsyeja e kësaj dhunë të shtuar kundër Sali Berishës është vetë Sali Berisha. Pse mendoj kështu?

1. Çfarë iu desh doktorit me bluzë të bardhë të heqë bluzën e të merret me politikë? A nuk e dinte ai se ishte “malok”?! Kujt i duhen “malokët” në këtë vend? Kur u janë dashur ata qeveritarëve “të lindur” për qeverisje në Shqipëri e të gatshëm ta shesin atdheun?! Pse doktori u bë doktor në fund të fundit? Ç’ju desh atij të marrë valixhen e drurit e të vijë nga Tropoja në Tiranë për studime?! Keq ishte me fshatin, me arat, me livadhet, me delet e me dhitë e malësisë?!

2. Për më tepër çfarë iu desh Berishës të studionte aq shumë? Pse ai duhej të lexonte si i marrë e papushim?! Pse duhej të përftonte aq shumë njohuri, aq shumë sa po t’i marrësh të gjithë kundërshtarët e tij së bashku, nuk e arrijnë dot?! Pse? A nuk e dinte ai se do shkaktonte xhelozi, hakmarrje, helm, urrejtje?! Më mirë do ishte injorant, i pashkollë, i padijshëm!

3. Por kryesore është se Doktor Berisha, duke mos dashur të rrijë me bluzën e bardhë, rrënoi dhe shkatërroi sistemin politik që garantonte pushtetin e zonës së parë operative. Nga një studim i profesor Hysamedin Feraj me titull “Skicë e Mendimit Politik Shqiptar”, rezulton se 70 përqind e Byrosë Politike të kupolës komuniste gjatë 45 viteve diktaturë ishte nga ajo zonë. Dhe dëshmia tjetër e atij studimi na ve në dukje se po kaq përqind e kësaj kupole të diktaturës ishin jo shqiptarë, pra, grekë, vllehë, malazezë, minoritarë sllavë etj. Vërtet mendonte Sali Berisha se do të përballej me gjithë këtë kontigjent kriminal të konsoliduar në dekada?! Kjo është sikur t’i biesh murit me kokë!!

4. Gjatë qeverisjes së tij Sali Berisha bëri më shumë se sa kanë bërë të gjitha qeveritë e tjera së bashku, përfshirë dhe këtë më jetëgjatën e pluralizmit me Edi Ramën! Bëri më shumë se çdo qeveri tjetër në historinë e shtetit shqiptar! Po si ia mori mendja atij se njerëzit e indoktrinuar dhe të privilegjuar të komunizmit dhe të post komunizmit do ta pranonin këtë sfidë?! Kurrë jo! Duhet burgosur Sali Berisha që ata të ngrenë lart emrin e tyre mbi rrënojat që ia kanë shkaktuar Shqipërisë! Kjo është filozofia e Rilindjes!

5. Po mirë! Si mund të pajtohen ata që në vitin 1945 ua morën pronat pronarëve të vërtetë e të ligjshëm me kthimin e pronave po këtyre pronarëve?! Eshtë vërtet naivitet ta mendosh e ta besosh këtë! A e shihni se çfarë lufte po bëhet në bregdet? Konflikti Shqipëri-Greqi vetëm se shërben si mbulesë e grabitjes së pronave, asgjë më shumë! A mund të lejojnë ish-bllokmenët të bëhen hyzmeqarë të ish-të shpronësuarve prej tyre?! Harroje! A mund të lejojë nipi i Spiro Kolekës i zonës së parë operative të një lufte vëllavrasëse, që një “maloku” t’i shndritë ylli më shumë se atij?! Edhe këtë harrojeni!

6. Por Sali Berisha po paguan edhe lëshimet e tij. I ka bërë lëshimë Fatosit dhe Fatosi ia ka kthyer me urrejtje e mallkime! I ka bërë lëshime Gramoz Ruçit dhe Gramozi e ka groposur sa herë i ka ardhur rasti! I ka bërë lëshime edhe Edi Ramës dhe ky i ka përdorur lëshimet e Berishës si armë kundër tij! Në një farë mënyre kjo është faturë që ia ka lëshuar vetes së tij! Ndoshta pa e ditur! Ndoshta nisur nga humanizmi dhe parimi se opozita duhet të respektohet! Por si mund të jesh kaq human me mizorët dhe vampirët e pashpirtë?! Ah Doktor, Doktor! Mirë e ka thën Jozi – Plumbin kokës e donin këta banditë që po na e shesin edhe Shqipërinë në emër të luftës kundër jush?! Edhe në atë jetë nuk do i ndahen këta Berishës, siç nuk iu ndanë Mbretit Zog!

Neutrale October 23, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
18 hours ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
2 days ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
2 days ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
2 days ago
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
2 days ago

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?