Një punonjës i Ambasadës së Izraelit është sulmuar nga një person në Pekin, njoftoi ministria e Jashtme izraelite në një deklaratë.
Njoftimi thotë se punonjësi i misionit diplomatik izraelit në Kinë ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.
Sulmi nuk ndodhi brenda godinës së ambasadës, thuhet në deklaratë. Ambasada izraelite në Pekin ndodhet pranë asaj amerikane, në një zonë ku ndodhen shumë misione diplomatike dhe me një prani të shtuar policore.
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë, thuhet në deklaratë.

