E turpshme që një televizion kombëtar si TV Klan, përpiqet të njollosë imazhin e Atit të Shenjtë duke keqinformuar mbi ‘bekimin e martesave gay’ të miratuara (sipas këtij televizioni) nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku!
Më poshtë është njoftimi I “Vatican News” në lidhje me përgjigjen që Papa I ka kthyer 5 kardinalëve (Brandmuller, Burke, Sandoval Iniguez, Sarah dhe Zen Ze-kiun) të cilët I kanë paraqitur 5 pyetje mbi disa dyshime të Tyre, duke I kërkuar Atit të Shenjtë sqarim në lidhje me disa çështje relative të interpretimit të “Zbulimit Hyjnor (Divina Rivelazioni)”.
Një ndër ‘dyshimet’ e shprehura është edhe në lidhje me bekimin e martesave mes personave të të njëjtit seks, ku Papa është shumë I qartë në përgjigjen e Tij. Në këtë përgjigje ndër të tjera, thuhet se “vetëm bashkimi mes një burri dhe një gruaje, I hapur për të gjeneruar fëmijë, mund të quhet martesë”.
Gjithashtu, jep ‘verdiktin’ e Tij në cilësinë e Atit të Shenjtë:
-“Kisha eviton çdolloj rituali apo Sakramenti që mund të kundërshtojë këtë bindje”!
Është e pafalshme që një televizion kombëtar si TV Klan të keqinformojë publikun me informacione të rreme, mbi një temë fetare e cila është tërësisht e qartë në ‘Shkrimin e Shenjtë’ mbi të cilin bazohet Kisha Katolike dhe Ati I Shenjtë!
Denigrimi I figurës së Papës përmes kësaj kronike duhet dënuar edhe nga vetë drejtuesit e Kishës Katolike Shqiptare. Nuk mund të tolerohet transmetimi apo publikimi i lajmeve të tilla dashakeqësë dhe aspak të vërteta, qëllimi I vetëm I të cilave është marrja e disa klikimeve më shumë.
Feja është e shenjtë, familja është e shenjtë, dhe figura më e lartë e besimit katolik siç është Papa nuk mundet kurrsesi të ‘përçudnohet’ me të tilla kronika, sepse është fyerje ndaj gjithë komunitetit katolik. Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare dhe i gjithë kleri duhet te reagojë ndaj shpifjeve të tilla me qëllime të qarta anti-katolike.




