Përgatiti Kostandin E Luçi
Edhe pse i persekutuar dhe në burg, ipeshkvi Alvarez është nominuar nga Parlamenti Europian, për çmimin Sakharov
Që nga vitit 2018, ipeshkvi, Rolando Alvarez, ka qënë viktimë e persekutimit, sepse ka qënë ai që në predikimet e tij, ka denoncuar represionin shtetëror dhe të drejtat e njeriut në vendin e tij në Nikaragua. Në Gusht të vitit 2022, ai u dënua në arrest shtëpiak. Në 9 Shkurt 2023, regjimi diktatorial dëboi 222 të burgosur politikë, më së shumti klerikë dhe misionarë Katolikë. Ipeshkvi refuzoi të hipte në aeroplan dhe për këtë arsye u dërgua në burg dhe në datën 10 Shkurt të këtij viti, ai u dënua me 26 vite dhe 4 muaj burgim dhe ai vazhdon të jetë I tillë, edhe pse I është hequr shtetësia, dhe është burgosur jo në një burg normal, porn ë një nga qëndrat e torturave në vend, madje duke mos lejuar asnjë avokat që ta takojë. Ky është persekutim, dhe ne duhet që të flasim.

