Ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një efektiv policie është plagosur teksa ishte në ndjekje të një personi të dyshimtë.
Mësohet se efektivi i policisë së repartit “Shqiponja” , Edlir Alleshi ka qenë në ndjekje të një personi, por gjatë aksionit polici është qëlluar dy herë me pistoletë.
Sipas informacioneve, plumbat e kanë qëlluar efektivin në pjesën e barkut. Ai ndodhet në spital dhe i është nën shtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po vijon punën për arrestimin e autorit, i cili është larguar me një makinë nga vendi i ngjarje

