NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    PD thërret protestë kombëtare më datën 12 korrik
    2 years ago
    Të Fundit
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    4 days ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    5 days ago
    Pallati i shkrumbuar në Tiranë/ Rama, do rindërtohet nga ndërtuesi. Reagon Noka: Pallatet e tua dhe të çerrit në burg
    5 days ago
    Belind Këlliçi/ Ka dy përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Agim Baçi/ Foluni fëmijëve për gjyshërit!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse
Të tjera
Marta Kos: Jo iniciativës Rama-Vuçiç. Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je! E prerë, përmbush reformat dhe je pjesë e BE
Të tjera
Basir Çollaku/ As Rama se shpëton Ramën nga Rama, as Soros..
Të tjera
Elda Rata(Cenaliaj) vajza kuksiane që kandidon për anëtare e bashkisë së qytetit Keller në Teksas
Të tjera
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës/ Ulen nën 200 lekë…
Ekonomia Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Agim Baçi/ Foluni fëmijëve për gjyshërit!

Neutrale
Last updated: 2023/09/17 at 7:30 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Është një pyetje që ndoshta gjithnjë e më rrallë ua bëjmë fëmijëve tanë: A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete, që ja vlen ta njohësh, edhe kur duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet, edhe kur ata nuk kanë diçka të suksesshme për të treguar, edhe kur nuk ka diçka heroike?
Në fakt, po të shohim lajmet, po të ndjekim shqetësimet e gjyshërve dhe të mësuesve të fëmijëve tanë, mund të kuptojmë shpejt se pothuajse të gjithë jemi dorëzuar si prindër nga pak nga përpara kërkesave të pafundme nga ana e fëmijëve për veshje, për pajisje elektronike, për udhëtime, për teka pa fund – pra për gjithçka materiale. Në nxitim të përditshmërisë sonë, shumë pak u flasim atyre për jetën tonë të mëparshme, për atë që kemi dashur e që jeta na dha një leksion ndryshe nga ai që menduam apo ëndërruam. U kërkojmë shumë pak të komunikojnë me gjyshërit, e aq më pak edhe me fqinjët. “Shko në shtëpi, laj dritaret, mëso të gatuash, ndërto diçka, gjej një punë, vizito një të sëmurë, bëj detyrat e shkollës dhe pasi t’i kesh mbaruar, lexo një libër. Vendi yt nuk detyrohet të të sigurojë ambiente çlodhëse dhe as prindërit nuk e kanë për detyrë vetëm të të argëtojnë. Bota nuk të detyrohet asgjë, duhet ta fitosh vetë jetën. Ti i detyrohesh botës diçka”, shkruante disa kohë më parë drejtori i North College në Zelandën e Re, John Tapene, teksa u kërkonte të rinjve të vendit të tij që të hiqnin dorë nga argëtimet e pa kuptimta e të shihnin nga e ardhmja. Por kjo çështje e ngritur nga neozelandezi Tapene, si një person që kontakton çdo ditë me nxënësit, prej kohësh është ngritur edhe nga psikologë dhe filozofë. Kështu, neuropsikologu i famshëm grek, Nikos Sideris, në librin e tij lidhur me komunikimin me fëmijët, shprehet se duhet të jenë prindërit ata që duhet t’u tregojnë fëmijëve atë që mundet dhe atë që nuk mundet apo që nuk duhet ta kenë, si dhe të jenë gjykues ndaj asaj që shfaqin fëmijët në përditshmërinë e tyre. “Është e dëmshme për vetë fëmijën, nëse imagjinata e tyre do të diktojë qëndrimin e prindërve”, shprehet Sideris, duke kërkuar nga prindërit që bashkëbisedimin me fëmijët e tyre ta shikojnë edhe si një bashkëbisedim me veten, si një rritje tjetër.
Ndërkaq, filozofi spanjoll Fernando Savater sugjeron që t’u mësojmë fëmijëve se pasojat që vijnë nga liria për të vepruar nuk mund të mohohen apo zhduken sipas qejfit. Sipas Savater, Liria nuk është për të pasur çdo gjë, por për të pranuar pasojat në të mirë apo në të keq, në varësi të asaj që na ka ndodhur apo që nuk arritëm të bënim. Ky moskomunikim ka bërë që prindërit dhe fëmijët e sotëm të mos diskutojnë asgjë, madje as ato gjëra, të cilat i prekin çdo ditë apo do t’i prekin në të ardhmen, sidomos kur të jenë në pleqërinë e tyre.
Duhet ta pranojmë që kjo sfidë nuk është aspak e lehtë por, të paktën, ne kemi detyrë t’i inkurajojmë fëmijët që të guxojnë të gjejnë rrugën e tyre, duke marrë përsipër detyrimet e tyre për një jetë dinjitoze. T’u mësojmë se të gabosh është njerëzore, por që të kërkosh falje është edhe më njerëzore. T’u mësojmë se udhëkryqet në jetë merren kur ke një dorë pranë, kur mundesh që të shohësh tjetrin në sy, dhe kur e kupton që je pjesë e një shoqërie ku ke detyrimet e tua për ta bërë më të mirë. E sidomos t’u themi se, jeta pa dorën drejt tjetrit, pa dorën drejt gjyshërve, rrezikon të ketë pasojë vetëm vetminë dhe zhgënjimin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse
18 hours ago
Marta Kos: Jo iniciativës Rama-Vuçiç. Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je! E prerë, përmbush reformat dhe je pjesë e BE
23 hours ago
Basir Çollaku/ As Rama se shpëton Ramën nga Rama, as Soros..
23 hours ago
Elda Rata(Cenaliaj) vajza kuksiane që kandidon për anëtare e bashkisë së qytetit Keller në Teksas
2 days ago
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës/ Ulen nën 200 lekë…
2 days ago

Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

Marta Kos: Jo iniciativës Rama-Vuçiç. Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je! E prerë, përmbush reformat dhe je pjesë e BE

Basir Çollaku/ As Rama se shpëton Ramën nga Rama, as Soros..

Elda Rata(Cenaliaj) vajza kuksiane që kandidon për anëtare e bashkisë së qytetit Keller në Teksas

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?