Shpetim Zinxhiria njofton nga Greqia
Edhe një ngjarje tjetër e rëndë në Selanik
Pronari i një banese mori ligjin në duart e tij, qëllon me armë dhe plagos shqiptarin për të mos rënë viktimë e një grabitjeje,
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e orës 19.00 të ditës së enjte 14/09/2023 në lagjen Neo Rysio të Selanikut, gjatë një tentative vjedhje.
Shqiptari në tentativë për vjedhje u pikas nga pronari që ka vënë re një zhurmë të çuditshme jashtë derës së ballkonit të banesës së tij në katin përdhesë, ndërsa në të njëjtën kohë ka dëgjuar qenin e tij të leh me këmbëngulje.
Duke ndjerë se diçka e keqe po ndodhte, ai mori një pushkë gjuetie, doli jashtë dhe qëlloi sulmuesin e mundshëm, duke e plagosur në këmbë.
Ka ndodhur një ditë më përpara se 68-vjeçari të vriste me çifte 39-vjeçarin shqiptar, baba i tre fëmijëve.
Ka ndodhur ditën që ministri grek i Mbrotjes se Qytetarit bëri vizitën në Tiranë për të parë në burg Fredi Belerin.
Në Greqi ndodhen ne burgje nga 100 vendet e tjera dhe te huajt përbëjnë rreth 67% të numrit të përgjithshëm të burgosurve.
Askush nuk ka te drejtë të vjedhë mundin dhe djersën e tjerkujt, ashtu si dhe askush nuk ka te drejte të marrë në dorë ligjin, të marrë armën dhe të qellojë kur nuk i rrezikohet jeta.
informacioni nga GR TIMES

