Një grup tifozësh shqiptar kanë tentuar që në mes të flamujve, të fusnin edhe materiale pyroteknike në stadiumin ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Poloni.
Këto lëndë janë zbuluar nga policia dhe konfiskuar.
Policia e Shtetit paralajmëron se do të marrë masa të ashpra ndaj atyre që do të përdorin lëndë të tilla në stadium.

