Pamjet me dron tregojnë kolonën e makinave që po largohen nga mjediset e festivalit “Burning Man” në një shkretëtirë të largët të Nevadës.
Një stuhi e papritur shiu gjatë fundjavës e ktheu festivalin e artit në një makth balte. Për ditë të tëra, mbi 70 mijë njerëz u urdhëruan të qëndrojnë aty dhe të ruajnë ushqimin dhe ujin, meqenëse autoritetet ndaluan qarkullimin në rrugët që të çojnë atje.
Një person humbi jetën në këtë ngjarje, njoftuan autoritetet të dielën, por pa dhënë shumë hollësi. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.
Nga Zëri i Amerikës

