Apo presin SPAK-un. Vetë nuk do bëjnë asgje se mos iu prishet terezia me oligarkët.
???? Pse nuk zbatohet ligji dhe Shefi i Shtabit të Përgjithdhëm të urdhëroj lirimin e pronës prej 5,2 ha në Porto Romano?
???? Sa hetime administrative kane bërë strukturat e Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm për këto raste?
???? Sa persona në strukturat e FA janë ndëshkuar administrativisht ose kallëzuar penalisht për këto raste?
???? Si shpjegohet që personat e përfshirë në këto afera janë promovuar në grada dhe detyra?
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Pëgjithshëm të FA gjeneralmajor Arben Kingji marrin shpesh pjesë fizikisht (në Gjermani) ose online në Grupin e Kontaktit për të ndihmuar Ushtrinë Ukrainase të çlirohet nga pushtuesi Rus. Një kontribut shumë i vlerësiar. Në Grupin e Kontaktit nuk bëjnë pjesë aleatët e forcave pushtuese.
???? Por shumë shpejt do ketë Grup Kontakti për të çliruar pronat e Forcës Detare të Shqipërisë nga oligarkët. Ju dhe të akuzuarit e SPAK nuk do të jeni pjesë.
Rastet që po heton SPAK vetëm për pronat e Forcës Detare.
????1) Procedura e lidhjes së kontratës më 15 korrik 2020 për dhënien me qera 1 Euro për 20 vjet të 265.000 m² dhe Bazës Detare Sarandë kompanisë “Marina Bay Sarsnda”, si bashkim i operatorëve ekonomik Kastrati Group dhe Concord Investment. Vendosur në sekuestro në 6 mars 2023. Asnjë veprim.nga gjeneral kingji dhe pritet të gradoj perdonat nën hetim:
????2) Procedura e lidhjes së kontratës konçesionale më 23 qershor 2020 për portin turistik të Limionit për 35 vjet me kompaninë “Marina Limion” si bashkim i operatorëve Kastrati Group dhe Edil-Al-It:
????3) Dorëzimin e bazës Detare të Sarandës në shkurt 2022 firmës Marina Bay Saranda. Për këtë SPAK në mars 2023 ka vendosur sekuestro preventive mbi bazën Detare të Sarandës me argumentin se zotërimi i lirë i pronës nga privati ka cënuar gadishmërinë operacionale të Forcës Detare dhe ia ka kthyer pronën po Forcës Detare që e ka dorëzuar vetë.Vendosur në sekuestro në 6 mars 2023:
????4) Lejimin dhe zaprimin e pronës nr. 219 “Ish-Depua e minave” Porto Romano me sipërfaqe 5,2 hektar prej tetorit 2021 nga operatori Porto MBM, pjese e Kastrati Group. Nuk ka ushtruar autotitetin për lirimin e pronës sipas ligjit:
????5) Lejimi i ndërtimit të një godine 4-katëshe midis nentorit 2020 dhe marsit 2021 në Bazën Detare të Shëngjinit:
????6) Shkelje të ligjit, pa miratim të Presidentit, për nxjerrjen nga plani i përhapjes dhe vendosjes së Forcës Detare të 133 hektar nga 200 hektar të provave në katër baza detare: Shëngjin, Kepi i Palit, Pashaliman dhe Palermo.
Në foto. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Pëgjithshëm të FA gjeneralmsjor Arben Kingji në Gjermani pjesë e Grupit të Kontaktit më 9 shtator 2022 për të ndihmuar Ukrainën që të çlirohet.
https://www.mod.gov.al/newsroom-2/5705-ministri-i-mbrojtjes-niko-peleshi-merr-pjese-ne-takimin-e-peste-te-grupit-te-kontaktit-per-ukrainen





