Përshtati nga Spiegel.de, Simon Ulndreu
Shpresat e qeverisë për “ndryshim kulturor”
Holanda dëshiron të ndalojë pajisjet celulare nëpër klasa.
Sipas qeverisë holandeze, telefonat celularë dhe tabletët nuk do të lejohen më nëpër klasa, nga viti 2024, përveç orëve të mësimit inteligjente me pajisjet e shkollës. Deri në vjeshtë, mësuesit, prindërit dhe studentët duhet të hartojnë rregulla se si mund të zbatohet ndalimi.
Ka “gjithnjë e më shumë dëshmi” të një ndikimi të dëmshëm në përqendrimin dhe performancën e nxënësve, e justifikoi qeveria nismën e saj.
Spiegel.de
07/05/2023,08:23

