NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
    13 hours ago
    Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
    17 hours ago
    Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
    3 days ago
    Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lavdie Mato/ MOS E SHISNI SHTËPINË E VJETËR
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
Politikë
Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK
Të tjera
“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
Kryesore
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lavdie Mato/ MOS E SHISNI SHTËPINË E VJETËR

Neutrale
Last updated: 2023/05/20 at 9:30 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Nuk rri më askush atje.

E mbledhur kruspull, tek një pallat i plakur gërmuq,
Ku tjegullat kërcasin e thyhen përditë,
Sa herë mbi to kalon, si një mace, ndonjë copë mjegull a larë dielli.
Më duket se është mbledhur shtëpia e vjetër,
Tutluar e bërë sa një grusht,
Shtëpia fillikate, zvogluar sa më s’ka,
Bërë si plakat e vetmuara,
Që tremben nga rrufetë e shirave të vjeshtës.
Mbi çatinë e laskaruar,
Akoma mundohet të mbledhë valë antena garravaqe
E një televizori që ka dhënë shpirt prej vitesh.

Nuk ka njeri brenda prej kohësh.

Zilja e derës nuk cingëron më, është fikur,
Teksa nëpër brinjët e hapura të portës së mjerë,
Fishkëllen era e tërbuar, si vajtojcë dimri.
Diku në mur, varur në gozhdën e ndryshkur,
Fëlterja e vjetër e gështenjave dhe tepsia e shegëve dhe hurmave.
Librat dhe kapakët e bibliotekës i ka brejtur mola,
Ndërsa në qosh kotet soba me drurët e fikur, (dikur drurë të kuq),
Ku sipër saj gërhiste lehtë ibriku i çajit që ziente.
Karriget e shtrembëruara prej artritit, lëngojnë e vajtojnë
Sa herë që mbi to kërcen macja e vogël e lagjes.
Pak më tutje shtretërit e butë
Që flenë prej kohësh poshtë çarçafëve të pluhurit
Ndërsa në bufe, gotat dhe filxhanët,
Vazhdojnë akoma të nusërojnë për miqtë.

Dremit shtëpia e mjerë,
Por mos e shisni të shkretën!

Se akoma nëpër të sillet, si një shall i lehtë ngjyrë tjegulle,
Ajri i butë që mbështillte nënën time,
Si titrrimi i makinës së shkrimit
Bubrron nëpër shtëpi vështrimi i ftohtë e i prerë i tim eti.
Ndjej që akoma lodrojnë e hidhen përpjetë nga gëzimi
Ditët kur vinte M. dhe puthej me mua.
Ndërsa në qosh rrinë kruspull, këngët me kaçakë të gjyshes sime,
Që i këndonte gjithë hare dhe pastaj qante.
Ermojnë kudo, muresh, velenxash, skutash,
Erërat e reçelit të sapo bërë, aromat e gjellëve të drekës,
Shurupi bërë me trendafila,
Dollapi i kafesë që piqet ngadalë cingëron vajtueshëm,
Ndërsa në qosh të ballkonit, më duket se akoma sjell baltë për folenë,
Dallëndyshja, që s’di se përse, por më duket prej Shiroke.
Si në ëndërr, në ballkon, telit të parvazit tunden teshat
Që presin për t’u tharë.

Nuk e shisni dot shtëpinë e vjetër,
Me gjithë këto gjëra që ka brenda.

(Me këtë poezi u vlerësova me një çmim prestigjoz në Prishtinë, para ca kohësh)

Neutrale May 20, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
13 hours ago
Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
17 hours ago
Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK
2 days ago
“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
2 days ago
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
3 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!

Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja

Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK

“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?