NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
    1 day ago
    Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën
    1 day ago
    Kryeministri Rama paralajmëron prindërit e gjimnazistëve dhe studentëve: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës dhe kjo faturë do iu përndjek gjithë jetën. Nuk ka më bursa…
    5 days ago
    Sulmi i policisë ndaj PD, Berisha: Ramës i dështoi skenari, puthadorët e tij në protestë nuk i ndoqi njeri, jagon e tij në lëvizje e braktisën masivisht
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/ 14 maji mes çunave problematikë dhe çunave indiferentë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK
Të tjera
“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
Kryesore
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
Kryesore Politikë
Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën
Kryesore Politikë
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj 20 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë seancës plenare të 22 tetorit në Kuvend.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/ 14 maji mes çunave problematikë dhe çunave indiferentë

Neutrale
Last updated: 2023/05/19 at 11:22 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Një i burgosur afgan i Guantanamos në gjyq në USA, teksa kishte në seancë përballë një dëshmitar jobindës i drejtohet ndër të tjera Gjyqytarit: ”..fort i nderuar zoti Gjyktës, mos bëni sikur nuk e dini se çfarë ndodh në atdheun tim. Në një vend mjerisht e trishtueshëm të varfër, ku me 50 dollarë mund të blesh gjysmën e fshatit, imagjinoni se çfarë mund të bësh me 50 mijë dollarë..”. E diela e 14 majit 2023 në Shqipëri, kishte një fabul të ngjashme, për njerëz të rrethuar në një qeli të madhe, në një sulm të frikshëm nga çdo anë, ditën dhe natën. Duke nisur nga ajo financiare, e punësimit, banimit, ndalimit për të votuar, deri në dhunë fizike e psikologjike, familjare, nga ushtria e trekëndëshit, pushtet-mafia-biznes, kryesuar nga Edi Rama dhe shpura e verbër ekzekutuese. Fitorja plaçkitëse me çdo kusht, më së shumti u prodhua nga burgu, nga ish-të burgosurit, nga të kërkuarit për të qenë të burgosur, trafikantë, vrasës, nga nëntoka në zyra publike. Paraja peshohej nuk numërohej. Shifrat janë tej imagjinatës. Operacioni grabitës kishte së paku gjashtë muaj emër për emër. Armët ishin asistenca e tyre e gjithëhershme. Kryeministri ka marrë licencë ndërkombëtare, për të qenë keqbërës me shtetasit e tij, duke shkërmoqur hapur çdo ligj e institucion. Në çdo qark mund të merrje projeksionin për një rezultat elektoral parazgjedhor të saktë, nga grupet kriminale, dhjetëra herë më tepër se nga sondazhet, apo partitë garuese. Natyrisht edhe nga partia në pushtet, e cila i ka kontraktuar prej 10 vitesh duke i formalizuar, liruar nga qelitë, falur mëkatet e rënda penale, e duke bashkëqeverisur me to. Bandat e Mafia, vendase dhe e huaj, është bërë ortake duke i dedikuar fitues të tenderit elektoral, në pesë palë zgjedhje nga vitit 2013 e deri më sot. Ata fatkeqësisht nuk kanë zhgënjyer asnjëherë. Në Rrogozhinë në Belsh, Lushnje, procesverbalet nga vota e të dënuarve, ishin komedi e zezë rrëfyesë e asaj çka ka ndodhur të dielën. Nga qelitë kishte plasur hareja pro qeverisë, e rezultatet pro ndëshkimit ishin një harmoni burrash burgu të lumtur. Tenderuesit dhe fituesit kanë qenë të kujdesshëm në specifikimet teknike duke zgjedhur organizatën kriminale, përmbushëse të pritshmërive elektorale. Duket qartë pa përpjekljen më të vogël për të fshehur aktet, se këto zgjedhje ishin vazhdim i punës së djemve problematikë, sipas etiketës së Damian Gjiknurit, tashmë të shtruar në numër e të pasuruar nga puna bashkë me qeverinë. Çunat problematikë një pjesë e madhe në fushatë, të tjerët, Donët e tyre në Dubai, të zhvendosur javën e fundit në terren, kanë qenë kirurgjikalë në masakrën e kutive. Policia qëndronte si eskortë shoqëruese, duke u nënshtruar me turp e fajësi penale, sipas axhendës së banditëve. Drejtues të zyrave qëndrore të shërbimeve pak metra larg Prokurorisë së Posaçme bënin kërdinë duke shitur shërbime publike, pronash, legalizimesh, me vota pro qeverisocialistëve. Sepse problematikët e kanë provuar Edi Ramën si fjalëmbajtës ndaj tyre, e zhgënjyes ndaj shqiptarëve. Kaq u mjafton. Djemtë problematikë kanë gjetur mënyrën ideale për tu pasuruar me punë të zëza e të bardha, pa u trazuar nga sundimi i ligjit, mjaft të nisin kontributin, sapo dekretohen zgjedhjet. Nongratat Doshi e Dako bënë një kërdi me me pushtetin nëpër duar.
Po çunat indiferentë?!
Ky kanibalizëm nuk është as nuk ishte surprizë.
Nuk është befasi
Nuk është habi
Nuk është e pandodhur herë tjetër
Nuk është pritshëmri pendese se nuk do të përsëritej.
Nuk kishte autorë dhe aktorë të rinj.
Njihen me emra fajtorë dhe nënkontraktorë në çdo qytet dhe bashki. Janë bërë si markë elektorale. Mbërrijnë në detyrë sa bie zilja zgjedhore.
Opozitarët u hallakatën, zemëruan, zunë mes tyre. Një pjesë sado e pakët pranoi të rregullonte biznesin, të merrte tendera, leje ndërtimi, e shërbime të tjera, duke vënë ca para të shumta mënjanë. Kishte të tjerë duke u përkundur se evropianë nuk pranonin Berishën por nuk tundën gishtin kundër Ramës e Veliajt dhe çunave problematikë, madje flirtonin jo pak me ta.Djemtë indiferentë opozitarë, nuk mund të zhbëjnë gjë duke folur me 15 maj. Nuk mund të bëjnë asgjë duke qortuar opozitën. Nëse do ishin ndeshur çdo milimetër me qeveritarë e çunat problematikë, rezultati do të ishte tjetër. Nëse do të ishin përballur hapur, duke shkulur për fundshpinë edhe funksionarë opozitarë të partisë demokratike, të delirmbërthyer, atëherë llogaritë sot do të ishin ndryshe. Çdo opozitar, pavarësisht se ku gjendej e kë mbështeste, apo qëndroi në fb e në shtëpi, ka përqindje përgjegjësie. Edi Rama merr vesh nga forca, ai mundet me forcë e jo nga dredhia. Mund të ishte bërë arreste publike për pushtetarë e banditë publikisht. Hakërrimet postzgjedhore, ngjanë batutës shkodrane, një ditë më vonë, përse nuk erdhe mbrëmë se kisha bërë tavë peshku, do ishim kënaqur. Përgjesi kanë të gjithë. Pa asnjë përjashtim. Asnjë.Tani mbetet bërja e dosjes për provat e shumta. Në çdo qendër votimi. Ajo duhet të përcillet te kombëtarët e ndërkombëtarët. Pas saj, ku reagimi ndaj raporteve të jetë si gjithnjë anemi, atëherë opozita me mend në kokë, e jo me duar në xhepa, ku tinëzarë janë shpesh xhepmbushurit, të lajmërojë se nuk ka stabilitet më të vjedhurin pushtet. Po stabiliteti është cënuar në ekstrem. Atë mund ta rikthejë ndoshta destabiliteti. Nëse pritja do marrë vite në Shqipëri do të ketë vetëm pemë e shkurre…

Neutrale May 19, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK
14 hours ago
“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
16 hours ago
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
1 day ago
Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën
1 day ago
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj 20 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë seancës plenare të 22 tetorit në Kuvend.
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK

“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve

Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!

Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?