Sipas MeteoAlb, do të vijoi depërtimi i masave ajrore me origjinë oqeanike e për rrjedhojë vendi jonë do të ketë mot me vranësira dhe lagështi të lartë në ajër.
Herë mbas here vranësirat do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokalë, kryesisht në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, por edhe vranësirave.
Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin përmirësim të dukshëm të motit në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor
duke krijuar dallgëzim deri në 3 ballë.

