NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
    3 hours ago
    Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
    7 hours ago
    Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
    2 days ago
    Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nga Kastriot Fetahu/SHQIPËRIA DHE NE
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
Politikë
Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK
Të tjera
“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
Kryesore
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nga Kastriot Fetahu/SHQIPËRIA DHE NE

Neutrale
Last updated: 2023/05/16 at 9:07 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Ne jemi një popull optimist, që nuk na ka mundur kurrë dëshpërimi…

-ESE-

Jeta i ngjan lëvizjes së një kove karuseli, që të jep përshtypjen e një perpetum mobile.
Fëmijëria ime nuk lidhet me Antikitetin edhe pse më sillet në mëndje nëpërmjet filmash me Steve Reeves, Jacques Sernas, Rossana Podesta dhe me tej si një “mesjetë e vonëshme” me emrat Jean Marais, Alain Delon, Alberto Sordi, Gina Lollobrigida, Laura Antonelli…

Gëzimi më i madh i asaj fëmijërie trupëzohej në mendimin tim të fshehtë se… isha me shumë fat që kisha lindur në Shqipëri, sepse jetonim në vendin më të lumtur të botës!!

Për mua kishin menduar Marksi, Lenini e sidomos Stalini me Hoxhën.
Lumturinë e kisha dhuratë nga këta…
Prej këtyre “perëndive” nuk guxoi të më kishte vrarë as Lyndon Johnson, as Jimmy Carter, apo Sandro Pertini e mbretëresha e Anglisë.

Edhe shkollën ta dha Partia, më kumtuan…
U bëra inxhinier, por jo si Abdi Sharra dhe Kujtim Shaqiri, por si inxhinier Mborja.
Unë nuk i kisha treguar askujt, se doja të ngjaja me dy të parët, pasi do të më konsideronin spiun i Aleksej Kosigin dhe Cias amerikane.
Nuk e njoha dot kurrë një si Zyraka Minga…

Kur “dola në punë”, me kalimin e kohës, arrita të kuptoja se mendimi im nuk kishte lidhje me lirinë time, por me idenë e përgjithëshme dominuese të saj dhe se zotësia në përdorimin e inteligjencës shërbente për të ndalur dëshpërimin e mungesës së lirisë me një maskë optimizmi për të ardhmen e ndritur, kur zëri i brendëshëm vajtonte për errësirën, të cilën sa më shumë kohë kalonte, aq më shumë e “gërryente mola”, si traun e vjetër të shtëpisë, atë pak dritë të muzgut të së shkuarës.
Ajo që më “vriste” mbi gjithçka, ishte se e ardhmja e panjohur nuk fantazohej kurrë me ngjyra optimiste.
Bulkthi, kukuvajka dhe lakuriqi i natës më aviteshin si cirkuiti i kovave të karuselit në mungesë drite.

“E ardhmja është e errët, gjë që është gjëja më e mirë që e ardhmja mund të jetë, mendoj unë”, shkroi Virginia Woolf në ditarin e saj më 18 janar 1915.

Kapitalizmin e egër “nuk e doja” edhe pse qëndroja në breg të detit në “plazhin e Gjeneralit”, ku rastisa të kisha kantierin e punës në një periudhë kohore, në pritje të ndonjë shisheje bosh coca cola të hedhur nga ndonjë marinar armik!!
Një bidon plastik, për vaj motorash Castrol, e kisha larë dhe e mbaja publikisht me krenari… për ujë!!

Askush nuk e kuptonte atë që u thoja punëtorëve, se “pret inxhinieri në breg të detit ndonjë fabie (shishe uji) nga marinarët kapitalistë”, pasi ata qeshnin sinqerisht!!

Askush nuk e di, se njëherë i dhashë një punëtori dy thasë çimento të mbetur në kantier dhe dy ditë pushim, pse në këmbim të tyre mora një top të kuq llastiku, të sapo dalë nga deti me fytyrën e… Deas.
Ai nuk e njihte Dean, por edhe nëse do ta njihte nuk i duhej, se ajo nuk ndërtonte shtëpinë e tij, por vetëm mund “ta harbonte” atë…

Një ditë korriku të vitit ‘90, një punëtor më dhuroi orën e tij me kushtin ta lejoja të largohej për në Tiranë që të hynte në ambasada.
Ai nuk kishte as mistere, as pasiguri, as dyshime për të ardhmen.
Kur dikush e di që ka prekur fundin, të panjohurën e ka gjithmonë pozitive.
Më krijoi një peng të ri në ndërgjegjen time ky rast, sepse nuk e lejova dhe as sot nuk e di se ku ndodhet që… ti kërkoj falje!!
Ishte një orë “Atlantic”!!
Ai quhej Astrit…

Shoku Ramiz pranoi “Perestrojkën dhe Gllasnostin” si zgjidhje të daljes nga humnera në takim me Perez de Cuellar në Tiranë…
Franz Josef Strauss-it i kishim treguar pak vite më parë se plagët e luftës ishin akoma me kore…
Po ju them në konfidencialitet të plotë se demokracia jonë më duket thjesht një eskursion imagjinar…
Fotokopjet nuk arrijnë kurrë origjinalin!!
Unë nuk mendoj dot ndryshe idesë se komunizmi dhe demokracia janë drejtëza të kithta.
S’ kam kuptuar kurrë në këtë aspekt Shollohovin dhe Majakovskin…

Kilin e socialistit marksist Salvador Ajlende e simpatizoja para ‘90 edhe pse endej në errësirën ekonomike nën drejtimin e tij dhe sot është vend i parë në Amerikën Latine, pasi nën Pinochetin filloi aplikimi i doktrinës ekonomike të grupit “Djemtë e Chicagos” të arsimuar në universitetin e atij qyteti, ku ishte profesor ekonomisti i famshëm Milton Friedman fitues i Nobel pas vdekjes.
Shqipëria demokratike marshon… e fundit në Europë edhe pse me “liderë globalë” në këto 80 vite histori…

Më lejoni t’ju pyes, miqtë e mi, a ja kalojmë Çhadit, (sot Burkina Faso), të Kapitenit revolucionar Thomas Sankara, të cilin e kritikoi Hoxha?
Po Rwanda-s së luftës civile midis fiseve Hutu dhe Tutsi?
Rwanda-s që para disa viteve nuk kishte… televizion kombëtar!!
Shqipëria e dy deteve dhe disa liqeneve, e fundit në Europë pas Moldavisë, Maqedonisë, që rastësisht fillojnë me shkronjën “M”, e shumë vendeve pa dete…

Megjithatë ne kemi pse të mburremi si popull.
Jemi shumë fotodashës dhe dashnorë selfiesh!!
Ja p.sh. fotot e Hoxhës me Titon, Stalinin apo Maon, madje edhe me Norodom Sihanuk, ish-mbretin e Kamboxhias, kur ky “sillej si një beduin” nëpër botë, na bënin të lumtur!!
Mua më magjepste Monika e mbretit, pasi ishte shumë e bukur, po nuk tregoja se…

Gjenerali diktator Idi Amin, “presidenti i Ugandës, personazhi gazmor shumë social me njerëzit e thjeshtë”, ishte një kampion fotosh, ku ato me fizarmonikë dhe duke notuar, dominonin fototekën e tij(?!!).

Dhe sot liderët tanë “lobojnë” për foto, po tani me presidentët e USA!
Me dajre dhe me notim kanë mbushur një arshivë…
Edhe unë do të “loboj” tek rojet me ndonjë puro, se aq e kam “takatin” nëse ndonjë president i USA vjen në Çhicago, e kështu do të lumturoj shqiptarët!!
Kam lexuar në kohë reale presidentët e këtij vendi që nga Ford e deri tek Biden… askush nuk e ka shasnin as teorik t’ju tregoj bullizmin e arrogancën amerikanëve…

Në ndeshjen midis Milanit dhe Manchester Junajtid për Champions League, Ricardo Kaka e kapi prej fyti një çast loje Ryan Giggs dhe në pushim të ndeshjes i kërkoi falje në gjunjë…
-Çohu, i tha Giggs, jemi burra dhe do luftojmë në fushë…
A jemi luftëtarë idealistë ne dhe liderët tanë…

Po Nonda Bulka, (Chri Chri i famshëm i viteve ‘30), pamfletin e tij “nga Belgradi në Athinë, nga Berlini në Romë”, për këta “të sormit” e ka shkruar??
Sa më ka marë malli për Nënën.

Një ditë një avion i “Lufthansa” më largoi nga Atdheu me dëshirë të thyer.

Nuk ju kam treguar, se akoma në atë vend më duket sikur nuk i kemi shpëtuar teorisë së shokut Mao “Fshati të rrethoj qytetin”!!
Po teatri kombëtar?
Në Sierra Nevada (USA) ruhen shtëpi të një ish-qyteti në luginën e vdekur, organizuar në një park kombëtar, të cilat janë të ndërtuara nga kërkuesit e arit në shekullin e XVIII.

“Lufta” për lartësimin e vendit tonë është spostuar në arenën virtuale, ku udhëheqësit tanë të ndihmuar dhe nga “popull bangladeshas apo edhe ai marsian”, ja kanë kaluar për shkëlqimin e tyre edhe një si Brad Pitt apo Penelope Cruz… !!

Kurse ne të tjerët rrekemi edhe në varfërinë shpirtërore me probleme periferike si p.sh. të gjejmë limitet e Poetit, pse janë shtuar aq shumë dhe se kriminelët dhe vrasësit e grave, apo qeveritarët e korruptuar dhe “opozita gjasme” nuk janë çështja jonë… !!
Po BBV kush e fitoi… ??

Ne jemi një popull optimist, që nuk na ka mundur kurrë dëshpërimi, po përse e kemi injoruar dhe mohuar domosdoshmërinë e ndryshimit në historinë tonë?
Nuk e kam një diagramë, që nga vdekja e Skënderbeut, për të kuptuar vlerat e koncepteve të ndryshimit dhe lirisë në varësi të kohës në mentalitetin e popullit tonë!!

Jeta në Chicago është fizike, sepse shpirti nuk më ndoqi pas dhe akoma nuk më dëgjon të vijë me “Lufthansa”…

Ëndrra është çlirimi i shpirtit nga presioni i natyrës së jashtme, një shkëputje e tij nga prangat e materies, shkruan Sigmund Freud.

Shpirti endet atje, që të më japë shansin të jetoj paradigmën në kalimin në vendin e parafundit të Europës, së Shqipërisë sonë.

Lufta e tij zhvillohet në frontin e betejës midis dy palëve.
Se di sa janë tani ata që i përkasin “të duam Shqipërinë”!!
Më pyet vehtja ime … A e doni vendin tuaj, ju shqiptarët, më shumë se Partinë??
A jeni në të vërtetë popull që e meritoni Shqipërinë??

Dhe ajo puna e instikteve të një populli se si më duket ndonjëherë… a na e kanë asgjësuar dhe po na imponojnë një identitet të ri në këto tetë dekada?
Ku ndahen dyshimi me arsyen tek pragmatizmi ynë në tre dekadat e fundit?
Kapacitetet tona mentale progresojnë pozitivisht apo e kundërta që nga qeveria e Sulejman Delvinës në vitin 1920, nisur nga projeksioni i narrativave politike dhe ideologjike??

Një miku im në Tiranë më mbylli telefonin, duke më kërkuar ndjesë, se…”do shkoj në meting…”!!
Ai punon në “shtet”…

K.F.

Chicago 05/10/2023

Neutrale May 16, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
3 hours ago
Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
7 hours ago
Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK
1 day ago
“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
1 day ago
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!

Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja

Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK

“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?