Në gjimnazin “Hajredin Fratari”, në fshatin Fratar të Mallakastrës ka rënë një zjarr i fuqishëm.
Fatmirësisht zjarri ka shpërthyer gjatë kohës që në shkollë nuk ka patur nxënës. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Mallakastër/Informacion paraprak
Në datë 15.05.2023, rreth orës 15:45, në shkollën “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar ka rënë zjarr. Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

