Akromegalia është një sëmundje endokrine,e shkaktuar nga prodhimi eksesiv, pra prodhimi i tepërt i hormonit te rritjes, nga gjendra pituitare anteriore, që gjendet në tru, duke rezultuar në rritjen eksesive dhe zmadhimin e indeve të buta të trupit dhe kockave dhe e shoqëruar edhe me disfunksione të tjera metabolike e hormonale.
Shkaqet e Akromegalisë, mund të jenë, Akromegali primare, Akromegali sekondare, ektopike (pra shkaku është diku tjetër, në një gjendër tjetër, apo jatrogjenike (pra nga përdorimi i medikamenteve të ndryshme që iniciojnë rritjen në ekses të hormonit tërritjes, pikërisht të somatotropinës).
Kjo semundje, zhvillohet duke trashur indin e bute, kercor, e sidomos qelizat e kockave dhe manifestohet me rritjen e metejshme te akreve, pra duarve, kembeve, gishtave, duarve, hundes, kokes , si pasoje e prodhimit te shtuar te hormonit te somatotropines.
Kemi gjithashtu, zmadhim te cdo qelize, gjendre apo organi tjeter.
Ne zemer, fibrat muskulare zmadhohen, trashen deri ne masen e kardiomiopatise hipertrofike e me vone e dilatuar.
Ndryshimet fizike ndodhin gradualisht, gjendja kerkon kohe per t’u njohur, por nje mjek Endokrinolog mund t’ a diagnostikoje qe ne fillesat e saj, kete semundje.
Ndonjehere, njerezit e verejne gjendjen vetem duke krahasuar fotografite.
Sa me heret, te disgnostikohet, aq me e mire prognoza e me te menaxhueshme komplikacionet madhore te saj.
Mjekimi eshte terapeutik, qe ben rrudhjen e adenomes e uljen e prodhimit te hormonit te rritjes, si dhe mjekim kirurgjikal, qe eshte operacioni per heqjen e tumorit hipofizar, qe eshte nje adenome funksionale pituitare.
Nga Dr. Ilirjana Agolli




