Kampet politike nuk propozuan asnjë emër edhe për këtë raund. Duket se socialistët do ta zgjedhin me votat e tyre Kreun e Shtetit
Edhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, sikurse 2 raundet e mëparshme pati fatin e asgjësë. Tre raunde, asnjë kandidaturë !
Politika shqiptare, mbeti në retorikën e deklaratave nga frëngjitë e selive respektive dhe dështoi ta realizonte me sukses këtë detyrim kushtetues.

