Në fjalën e tij në seancën e sotme parlamentare, kryetari i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se drejton dhe ka firmosur njëlloj si të drejtonte një organizatë kriminale.
Sali Berisha: Ky Parlament është shndërruar në një dhunues amoral i Kushtetutës e ligjeve të vendit, për shkak të një personi që ka inkriminuar vendin që funksionon në kundërshtim me çdo parim të një vendi të lirë.
U mohon deputetëve të drejtën legjislative, të drejtën kushtetuese, është shndërruar në funksion të një njeriu që ka fjalor të vetëm sharjen si ordiner.
Kam paraqitur prej muajsh ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrat, në çdo Parlament tjetër kjo do përshëndetej kur e bën një ish kryeministër, por ju nuk guxoni se kreu juaj kryeson një organizatë kriminale, se keni të mbushur dyshekët me paratë e shqiptarëve.
Niko thonë edhe për ty që Rezarta të ka hyrë në shpi, po ballukja, nuk kemi detyrë vetëm kontrollin, nuk kemi asnjë tagër tjetër, shqiptarët e votuar kundër jush votuan pro nesh që t’ju kontrollojmë, ju s’bëni asgjë tjetër vetëm na bllokoni kontrollit. Thuaji Ramës se kjo nuk do tolerohet, nuk do vijojë kjo praktikë.
Ju e dini se ai ka firmosur si të jetë kreu i një organizate kriminale.
Ka udhëtuar më shumë se çdo sheik me avion me dhomë gjumi.

