Nadje herët.
Dolëm tek PTT.
Me Arben Likën.
Prisnim makinën e postës.
Na u bashku edhe I.Ç.
E dinim që ishin 100 numra.
RD që do vinin nga Tirana.
Kishim vendosë që mos ta linim mu futë në Postë.
Kishim hall se e digjnin e nuk e shpërndanin.
Shoqëruesit të postës i dhamë 1000 lek të vjetra e 50 lek bakshish.
I firmosëm dhe një tip fature.
10 lek bante një kopje.
500 i pagova unë e 500 I.Ç.
Nga 50 kopjet e mia mas 2-3 orësh nuk më kish metë asnji, as me çu në shpi.
I shpërndava falas kopjet e mia.


