NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    23 hours ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    2 weeks ago
    Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku PEMËT, PLEHRAT E LALI ERIT, EKRANET E LALI RAMËS DHE KAZANI RILINDAS QË VLON…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
Të tjera
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
Kryesore Politikë
Petrit Vasili/ Rama lëri hilet, boll u fshehe, trego të vërtetën pse mblidhet Kuvendi të hënën!
Të tjera
Reforma në drejtësi një dështim/ Nga Av. Dorian Matlija
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku PEMËT, PLEHRAT E LALI ERIT, EKRANET E LALI RAMËS DHE KAZANI RILINDAS QË VLON…

Neutrale
Last updated: 2022/05/18 at 5:31 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Pemët e lali Erit dhe televizionet e lali Edit, janë njëlloj stacione shkarkimi, ku dy politikanë po garojnë hajdutërisht për vendin e parë në plaçkitje dhe cili të mbajë apo marrë Partinë Socialiste në përdorim, saktësisht, atë çka ka degraduar si supermarket me emër “Rilindje”, supermarketi më fitimprurës dhe më i madh në Evropë në këto 9 vite. Aty ka klientë vendas dhe të huaj, të cilët marrin dhe japin, pa kupon e kasë fiskale, nën dorë dhe mbi dorë, pastër dhe pis, sipas oreksit të kryemenaxherit të radhës, aktualisht Edi Rama. Mazhoranca, në dukje ngjan e qetë dhe e relaksuar nga mbingopja agresive e pushtetit, por brenda saj po vlojnë kulisat, përplasjet, klanet, grupet dhe interesat, ku shpejt do të shpërthejnë, duke shkaktuar përmbytje kohëgjatë. Kryebashkiaku Erion Veliaj, është sfidanti, është pala përballë Ramës, në luhatjet e tij për të sulmuar shefin kryeministër e kryepartiak, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Katër vite më parë Rama, qesh e ngjesh, tha se Veliaj do varej në një nga pemët që po mbillte. Ndërsa dy ditë më herët, u rikthye duke shigjetuar sërish bashkiakun, se në oborret e këtyre banesave të rindërtuara, do të vijë lali Eri të mbjellë ndonjë pemë, sa për të dalë në televizor. Beteja e vogël sot, do të bëhet e madhe nesër dhe ajo çfarë bie dukshëm në sy, është fakti se 98 përqind e medieve, e kanë kryebashkiakun e Tiranës për zemër, duke mos rrëmuar në rrënimet e tij të parasë e pronës publike. Ndonëse në SPAK ka dosje për të dhe zyrtarët bashkëfirmosës të tij, ai është i patrazuar dhe paligjshmërisht i mbrojtur. Vrasja e të miturit Ardit Gjoklaj, dosja e Ndranghetës dhe inceneratorit të Tiranës, komedia e zezë me Federatën e Futbollit, sulmi fizik me protesta ndaj gjykatës së Apelit për ca pallate te liqeni, të cilat më pas i bekoi vetë me leje dhe mbështetje, janë disa nga rastet, por janë dëshmi publike. E megjithatë, ai sundon nëpër ekrane, me lajme servile, bishtkrehje, reportazhe, speciale, me një ushtri mediatike, sa private aq bashkiake, në mediet tradicionale dhe sociale, duke lënë gjurmë të madhe në paratë e harxhuara, jashtë kontrollit dhe hetimit. Rama ka hedhur Ballukun si alternativë ndaj Veliajt për lokalet 2023 dhe forcat kanë nisur të rreshtohen për të marrë trofeun e mundshëm vitin e ardhshëm. Një diversion i Edi Ramës muaj më pare, duke autorizuar Ballukun të zgjidhë krizën e protestës për transportin publik në Tiranë, ktheu me emergjencë Veliajn nga Izraeli. Pak ditë më pare, Rama i dha Ballukut menaxhimin e ujësjellësve, këto ndërmarrje punësimi politik, duke e forcuar më tepër në këtë duel me ish-mjaftistin. Ndërkohë Fatmir Xhafa kryeson mbështetësit e Veliajt përballë Ballukut e Ahmetajt, duke ditur peshën kontrolluese të ish-ministrit Xhafa, vëllait të Geron-Agronit, të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, në sistemin e drejtësisë, ndikim të cilin nuk harron ta përdorë ndaj kundërshtarëve, herë hapur dhe tjera herë me mesazhe të koduara. Të tjerët luhaten sipas interesit dhe shpërblesave të Ramës. Balla dhe Braçe kanë shprehur hapur pakënaqësitë ndaj Ramës, pas largimeve nga zevendëskryeministër njërit, e sekretar partie tjetrit, duke stimuluar shkelje syri nga Veliaj. Aleks Soros në Tiranë harxhon më shumë kohë me kryebashkiakun, se sa me kryeministrin, qëndron më gjatë me të riun, se sa me të vjetrin, duke turbulluar më tepër zhvillimet socialiste. Veliaj udhëtoi në SHBA ku u përfolën takime në Uashington, në nivele të larta ndikimi dhe kjo u prit thartueshëm nga Rama, shoqëruar me një kujtesë-varje në pemë. Ndërsa Rama vijon kontrollin e plotë në qeveri me ministrat pa profil politik dhe deputetët në shumicë që kurdisen përkrah tij, ai ndjen lëkundje në sistemin e drejtësisëë, por nuk është braktisur akoma nga mediet që i bashkëndan në kontroll me Veliajn, sipas rasteve të pagesave me leje ndërtimi, koncensione, tendera e ndere të tjera financiare të padukshme.  Kontrollet e Ramës e Veliajt janë shtrirë në opozitë, ku kanë lindur gjobat nga reagimet e disa opozitarëve, e heshtja apo qëndrimi dirigjohet sipas lejeve të ndërtimit në betonieren e frikshme të pastrim-parasë e punëve publike në duart e përfaqësuesve buroktratikë të opozitës së emëruar nga qeveria sot, njëlloj si “kërpëratat” dje. Kazani rilindas po vlon. Gomarllëku aktual në PD, është fundshpina në tryezat për zgjedhjen e presidentit, takimet imagjinare me burra shteti apo gjyqtarë partie si babagjyshër për dhurata vulash. Rama dhe Veliaj duhet të ishin prej kohësh dy të pandehur dhe mundeshin të mbillnin pemë nga qelitë e dilnin në ekrane si fajtorë të mëdhenj më paranë e pronën publike, lidhjet me bandat, Mafien e krimin e organizuar. Kjo duhet të jetë përditshmëria e punës së opozitës. Të tjerat janë portofolomani.

Neutrale May 18, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
2 hours ago
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
21 hours ago
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
23 hours ago
Petrit Vasili/ Rama lëri hilet, boll u fshehe, trego të vërtetën pse mblidhet Kuvendi të hënën!
1 day ago
Reforma në drejtësi një dështim/ Nga Av. Dorian Matlija
2 days ago

Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.

Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë

Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!

Petrit Vasili/ Rama lëri hilet, boll u fshehe, trego të vërtetën pse mblidhet Kuvendi të hënën!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?