Një shtetas shqiptar që udhëtoi nga Aeroporti i Rinasit për në aeroportin e Olbias në Itali, përmes Fiumicinos në Romë, ka përfunduar në telashe jo të vogla pas asaj çfarë ju gjet në bagazh.
Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit rutinë në aeroportin e Olbias, në bagazhin e pasagjerit shqiptar u gjendën 15 kg produkte ushqimore si, djath, mish viçi si dhe sallam, pa etiketë dhe ky është problemi sepse nuk vërtetohet origjina, specia dhe çertifikimi fitosanitar.
Qytetari u ndalua për kontroll nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve (ADM) të Sassarit, në shërbim të Seksionit të Operacioneve Territoriale të Olbisë në bashkëpunim me ushtarët e Guardia di Finanza të Grupit Olbia.
Ushqimet u sekuestruan, në pritje të analizave higjeno-sanitare të mjekut fitopatolog të Departamentit të Reformës Bujqësore dhe Agro-Bitore të Rajonit Autonom të Sardenjës dhe do të asgjësohen.

