Një tjetër demokrat do të kandidojë për bashkinë e Dimalit në qarkun e Beratit.
Mediat shkruajnë se Dritan Sula do të jetë në garë, por jo nga radhët e PD-së së rithemeluar.
Ai do të jetë nën siglën e PD-së së përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj.
Kujtojmë se PD e drejtuar nga lideri historik Sali Berisha, vetëm para një jave mbylli votimet në Primare dhe në bashkinë e Dimalit u konfirmua si kandidat Gentian Meci.

