Po punojmë për të zbutur efektet e krizës, ruajtur parametrat bazë të ekonomisë, për të vazhduar konsolidimin fiskal, si dhe për uljen e vazhdueshme të raportit të borxhit publik, shkruan ministrja teksa sqaron arsyet e takimit teknik në Bruksel.
Në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ndaj BE-së, ministrja e financave, Delina Ibrahimaj ka shkuar në Bruksel për takimet bilaterale në lidhje me çështjet financiare.
Lajmin e bën me dije vetë Ibrahimaj nëpërmjet rrjeteve sociale:
Bruksel📍🇦🇱🤝🇪🇺Nisëm me Bashkimi Europian takimin e parë bilateral mbi Kriterin Ekonomik dhe Kapitullin 32 “Kontrolli Financiar”, në kuadër të integrimit.
📈Përmbushja e të gjitha detyrimeve është objektiv ynë strategjik ndërsa po punojmë për të zbutur efektet e krizës, ruajtur parametrat bazë të ekonomisë, për të vazhduar konsolidimin fiskal, si dhe për uljen e vazhdueshme të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së, në përputhje të plotë me rregullin fiskal.
📑Në lidhje me “Kontrollin Financiar” kemi ndërmarrë një sërë masash për përafrimin e legjislacionit si dhe përcaktimin e një sistemi modern, të përshtatshëm dhe efikas të kontrollit financiar publik.

