Veshur në hekur,
çdo hap gjëmonte
zhunk, zhunk, zhunk.
Moçaleve të pista,
tremben rosat, patat
e arratisen kallamave të qiellit.
Qiellkallami nxinë e bubullon,
lëshohet si kopaçe gungaçe
mbi kokat e zbathura.
Shungullojnë dyert,
zjarrit të vatrës digjen copa hekuri
të rrahura në kudhrat e frikës.
Patkoi i portikut,
shtriqet nën nxehtësinë frikashe
si kurban i trembur.
Dhe braktis U-në e tij,
për t’u kthyer në një V të shqyer,
si vetë vdekja.

