Bordi i Transparencës ka ndryshuar sot përsëri çmimet e karburanteve.
Nafta do të tregtohet me 196 lekë litri nga 198 lekë që ishte vendosur çmimi vetëm dy ditë më parë.
Benzina do të shitet me 176 lekë për litër, kurse çmimi i gazit mbetet i njëjtë.
NJOFTIMI I BORDIT:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

