Kroacia mposht Brazilin. Ekipi ballkanas ka fituar falë penalltive 4:2.
90 minutat përfunduan pa gola, kurse në shtesa u realizuan 2 gola. Ishte Neymar ai që kaloi në avantazh në shtesën e parë, ndërsa Petkovic barazoi shifrat sapo në minutën e 117′.
Në gjysmëfinale Kroacia do të presë fituesin e çiftit Holandë-Argjentinë e cila do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:00.

