Partia Demokratike e Shqipërisë u zyrtarizua si partia e parë opozitare më dt 12 dhjetor 1990.
Ishte lëvizja studentore e atij dhjetori që e detyroi regjimin komunist t’i hapte rrugë pluralizmit politik.
Pikërisht me rastin e 32 vjetorit të krijimit të kësaj partie, Sali Berisha lideri historik dhe kreu i PD-së ka ftuar themelues, personalitete, drejtues, mbështetës dhe aktivistë në një ceremoni më dt 11 dhjetor, ora 18:00, në Hotel Rogner.


