Papa Françesku po mbante një lutje tradicionale në shkallët spanjolle të Romës, dhe shpërtheu në lot teksa përmendi vuajtjet e ukrainasve.
Lutja ishte në kuadrin e kremtimit të “Virgin Immaculate”, e cila është një festë kombëtare në Itali.
Zëri i Papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth 30 sekonda.
“Virgin Immaculate sot do të doja të të sillja falenderimet e popullit ukrainas”… tha Papa dhe filloi të qante.
Mbas këtij çasti mijëra besimtarë duartrokitën Papën.


