Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare një prej legjendave të futbollit dhe saktësisht të portës shqiptare.
“Mjeshtri i Madh” Bujar Gogunja, ish-portier kampion kombëtar i Labinotit në kampionatin 1983- 1984.
Portieri Gogunja,në atë kampionat u fut në historinë ndërkombëtare të futbollit për mos pësim goli për 1042 minuta.
Ishte kontributi i tij i jashtëzakonshëm në fitimin e titullit të parë kampion të verdhebluve në sezonin 1983-1984.
Portieri i famshëm e mbajti të paprekur rrjetën e portës së tij në 11 takime radhazi, por në minutën e fundit të pjesës së parë të ndeshjes së 12-të, mitin e portës së paprekur e theu Genc Tomori i Partizanit duke shënuar gol.

