Ish-drejtoreshës së OSHEE, në Tiranë, 48 vjeçarja A. F, i është caktuar masa “Arrest në burg”, pasi akuzohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet duke favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016.
Njoftimi:
Ish-drejtoresha e OSHEE, Albana Ferraj, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

