NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    17 hours ago
    Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
    23 hours ago
    Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
    24 hours ago
    Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
    1 day ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ardit Gjiinali/ “Dita e rinisë me mundësi të kufizuara”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
Kryesore Politikë
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
Kryesore Politikë
Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
Kryesore Politikë
Rama në Dusseldorf, takohet me Hendrik Wust, kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ardit Gjiinali/ “Dita e rinisë me mundësi të kufizuara”

Neutrale
Last updated: 2022/12/08 at 4:07 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Kori i duartrokitjeve nuk ngroh shumëçka përvec shuplakave që përplasen….të rinjtë e djeshëm në moshë biologjike duartrokasin aktet e tyre të djeshme me psherëtimën e pandarë të së sotmes….e tilla psherëtimë e vazhdueshme që thërret në apel më shumë se dilema….psherëtimë mbi të pakuptueshmërinë e së shkuarës, habinë negative të së tashmes dhe dyshimin e shëndetshëm mbi të ardhmen duke menduar shumëçka të ndodhur në të djeshmen.
“8 Dhjetori” është dita e duartrokitjeve të zbehta të shumëkujt që e përjetoi dhe e të tillave të nxehta të disave syresh që rreken të rrëmbejnë nga lavdia e të parëve…të atyre që parafytyrojnë përsëritjen e “8 Dhjetorit” si elementi thelbësor që do të nxiste zhvillimin e karrierave të tyre vetjake.
“8 Dhjetori” është dita e dilemave të pakufizuara për të rinjtë dhe e mundësive tërësisht të kufizuara për të njëjtët….të tilla mundësi të zbehta si grija e pandaltë që dërgon diellin e mundësive të barabarta në kufijtë e shuarjes tërësore.
“8 Dhjetori” është dita e të rinjve që festohet më së paku nga të tillët….festa e tyre rrëmbehet nga ustallarët e secilës moshës biologjike që dirigjojnë regjinë qëndrore dhe kërkojnë ti shndërrojnë në duartrokitës periferikë të palavdishëm….lavdia e tyre rrëmbehet, shpirti i tyre, vullneti, dëshira , mundi i tyre përdoret tallshëm për të jetësuar agjenda dhe synime që janë larg pritshmërisë së tyre.
“8 Dhjetori” është dita e rinisë në një vend ku e tilla nëpërkëmbet, përbuzet, tallet dhe largohet nga vendi….në një vend ku meritokracia harrohet, dinjiteti shkelet dhe e vërteta fshihet. “8 Dhjetori” thërret për të mos pasur frikë nga e vërteta…..thërret për të mos vijuar skalitjen e simboleve të diskutueshme në thelb dhe formë….thërret për të mos lëshuar brohorima gëzimi me moment kohor të përcaktuar, por për të reflektuar thellë dhe me arsye të ftohtë.
“8 Dhjetori” thërret për reflektimin e secilit prej të rinjve , të njëjtët nuk mund të shndërrohen në numërorë duartrokitës të sallave të ftohta që nuk mund të ofrojnë një alternativë të qëndrueshme për të tillët.
Secili “8 Dhjetor” mbetet i mbushur në retorikë kinse angazhuese ndaj të rinjve….retorikë që ndjell zjarrin përvëlues për të ngrohur pritshmëritë e aktorë-faktorëve përgjegjës për shumëçka nga mundësitë e përvjedhura ndaj tyre.
“8 Dhjetori” është dita e Rinisë me mundësi të kufizuara…..e tilla ditë thërret secilin prej të rinjve në përmbushje të një misioni të papërfunduar…misioni i shkundjes së pluhurit të zakonshmërisë kinse festive .
Kjo ditë nuk mund të jetë e tillë kalendarike….një e ashtuquajtur ditë pushimi zyrtar….kinse ditë festive në një vend që po zbrazet nga Rinia….një komb i mpakur nga keqqeverisja dhe penguesit negativë të ndryshimit, gjithashtu. Secili i ri/e re duhet të ndërrmarrë aktin e refuzimit të gënjeshtrave festive dhe të shndërrojë “8 Dhjetori” në një ditë të reagimit individual….reagimit të individit në një Republikë ku i tilli rreket të tjetërsohet në një model të “njeriu të Ri patronazhist”.
E vërteta qëndron në themelin e zhvillimit të një shoqëria…pa të tillën, e njëjta rrezikon të shuhet….misioni i të rinjve mbetet reagimi për të vërtetën kundër një sistemi të mundësive të kufizuara. Koha është tani, për të shmangur një “8 Dhjetor” të ardhshëm të përsëritur me të njëjtën hipokrizi. Koha e të vertetës është tani!

Neutrale December 8, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
17 hours ago
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
23 hours ago
Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
24 hours ago
Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
1 day ago
Rama në Dusseldorf, takohet me Hendrik Wust, kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen
1 day ago

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje

Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë

Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri

Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?