Më 8- dhjetor të vitit 1990 nisi lëvizja studentore kundër regjimit diktatorial komunist.
Për nder të kësaj lëvizje, në vitin 2009, kjo datë, pra 8 dhjetori u shpall zyrtarisht si “Dita Kombëtare e Rinisë.
Pikërisht këtë datë kanë lënë sot të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së për të mbledhur Kuvendin e tyre, por edhe për të nderuar datën 8 dhjetë vitit 1990.
Në aktivitetin e të rinjve demokratë ka shkuar edhe lideri historik i kësaj force politike, ish president dhe ish kryeministri Sali Berisha.
Berisha përshëndeti të rinjtë e pranishëm dhe me fjalën e tij solli mbresa, por edhe motivoi ata për të qëndruar në Shqipëri dhe mos të braktisin vendin
Kreu i opozitës bëri akuza të ashpra ndaj qeverisë së Edi Ramës, si një regjim që shpopullon vendin dhe largon rininë vitale, sikurse u shpreh ai.
Mësohet se në këtë aktivitet rinor janë të pranishëm edhe Jozefina Topalli ish kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ish ministri Arben Imami, protagonist në vitin 1990, ish kryetarët e forumit rinor Gent Strazimiri, Gerti Bogdani dhe Belind Këlliçi.
Takimin e sotëm e hapi sekretari i përgjithshëm i FRPD-së Rigels Muçollari


