Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbritur në bregdetin e Vlorës ku po zhvillohet aksioni për shembjen e një ndërtese katër katëshe.
Ndërtesa është një shtëpi katër katëshe në Dhërmi të bashkisë Himarë.
Mësohet se objekti është ndërtuar në kundërshtim me rregullat përkatëse, pra nuk ka leje ndërtimi.
Bëhet e ditur se sot është dita e dytë e aksionit të nisur për shembjen e këtij objekti dhe ekspertët xheniere po punojnë për vendosjen e lëndës shpërthyese në ndërtesë.
(foto ilustruese në ballinë)

