Kryeministri Enver Hoxha
TIRANE SHQIPËRI.
Shqiptarët e Shteteve të Bashkuara dhe unë së bashku me ta kemi ndjekur me desprim thellimin e luftës suaj vëllavrasëse që mori jetën e vëllezërve më të kulturuar që kishte Shqipëria. Heronjtë e kombit janë ata që nuk iu nënshtruan marksizmit serbo-rus.
Na ka pikëlluar edhe fati i Kosovës, të cilin ia keni kthyer pushtetit serb. Ndihemi të tradhtuar nga veprimet tuaja antinjerëzore dhe antikombëtare. Në vend që ta çlironi vendin, e keni robëruar edhe më shumë. Shqipëria nuk ka më armiq pushtues, por vendin e tyre e zunë vetë shqiptarët nën udhëheqjen tuaj fatkeqe.
Fatkeqësisht, ju përfitoni nga ndihma serbo-angleze për të formuar një qeveri diktatoriale që nuk mund të mbijetonte e vetme pa gjakderdhje, burgime dhe shfrytëzim ekonomik të popullit.
Për më tepër, dyshojmë se me politikën tuaj të bashkëpunimit të ngushtë me Jugosllavinë dhe me udhëheqësin, marshallin Tito, nën kontrollin e ngushtë të të cilit keni vepruar deri tani, do të shkaktoni aneksimin e Shiperisë nga Jugosllavia. Ne nuk besojmë se një Federatë e të gjithë popujve të Ballkanit do të përmirësojë ekonominë dhe autonominë e Shqipërisë.
Ju lutem konsideroni përmirësimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Perëndimin. Besoj se të gjithë kolegët tuaj do të kishin preferuar që Shqipëria të afrohej më shumë me Perëndimin në vend që t’i nënshtrohej interesave sllavo-ruse.
I palëkundur, besoj se, me ndihmën e Zotit, Shqipëria do të përparojë si një shtet i pavarur, i lidhur me botën perëndimore siç është e lidhur sot Greqia.

