Ndërhyrja e shpejtë nga shërbimet e Policisë bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Amarildo Shabani, 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën “Qazim Vathi”, e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje.

