Deputeti demokrat Belind Këlliçi, me një status në rrjetet sociale, ka ndalur përsëri sot te incidenti që ndodhi në protestën e djeshme, ku një person sulmoi fizikisht ish presidentin dhe liderin e opozitës Sali Berisha.
Sulmi ndaj Sali Berishës është orkestruar me synimin për të shpërfytyruar opozitën në një kundër-reagim agresiv, për të gjeneruar dhunë në një protestë paqësore, shkruan ai.
Ai thekson gjithashtu se, të gjithë faktet që disponojmë dhe të gjitha burimet që përcjellin informacion në Partinë Demokratike, të shpien në një emër: Edi Rama!
Postimi i plotë i tij:
Nga të gjithë faktet që disponojmë dhe të gjitha burimet që përcjellin informacion në Partinë Demokratike, të shpien në një emër: Edi Rama!
Sulmi ndaj Sali Berishës është orkestruar me synimin për të shpërfytyruar opozitën në një kundër-reagim agresiv, për të gjeneruar dhunë në një protestë paqësore.
Opozita shqiptare dhe Sali Berisha nuk i shkuan pas fillit këtij skenari, duke i hequr Ramës mundësinë për të bërë kurban opozitën në sy të ndërkombëtarëve.
Opozita nuk bie knock out. Protestat do të vazhdojnë.

