Në kujtim të Imzot Rrok Mirditës në shenjë respekti e mirënjohje.
Dëshiroj të përkujtoj sot, në këtë përvjetor të largimit të Tij, Imzot Rrok Mirditën, mikun e vyer, mbështetësin e pa lëkundur të demokracisë, lirive, rrugës sone perëndimore e europiane.
Një njeri me vlera të veçanta, gjithashtu nje patriot i vërtetë, që i ardhur nga ShBA dha një kontribut të madh e të gjithanshëm jo vetëm për Kishën Katolike, por në tërësi për zhvillimet tona demokratike.
Fati e solli që me atë, unë si Ministër i Shëndetësisë e Mjedisit të nënshkruaj një nga marrëveshjet e para të Qeverisë demokratike shqiptare, me Kishën Katolike.
Një marrëveshje e rëndësishme ajo, “frutet” e së cilës po bëhen çdo ditë dhe më dobi prurëse.
Ta kujtojmë gjithmonë !


