Goditjet me grushte ose sende të tjera të forta në kokë zakonisht rezulton nga tronditje të trurit, thyerje të kockave të kafkës, çarje të enëve të gjakut, hemorrragji nga minimale deri masive në indet përreth, kocka ose në tru, vdekje.
Qoftë edhe një goditje e lehtë traumatike e kokës mund të prekë përkohësisht qelizat e trurit ose indeve të tjera, rê cilat janë shpesh me pasoja.
Lëndimet më serioze traumatike të trurit mund të rezultojnë në mavijosje, çarje, shkatërrim të indeve, gjakderdhje dhe dëmtime të tjera fizike të trurit.
Këto lëndime mund të rezultojnë në komplikime afatgjata të cilat mund të shfaqen direjt ose në distancë, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen e personit.
Në shërbimin e urgjencës traumat e kokës janë gjithmonë kod i verdhë ose i kuq. Kur shërbeja në urgjencën paraspitalore të traumës, kam patur raste tragjike ku të lënduarin nga koka nuk kam arritur ta fus gjallë në sallën operatore.
Kur këto goditje janë me dashje konsiderohen agresion ndaj jetës!

