Mbas agresionit fizik ndaj liderit demokrat Sali Berisha, ka reaguar deputeti Belind Këlliçi, i cili tashmë është edhe kandidati zyrtar i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore.
E drejta për të protestuar nuk negociohet.
Protesta vazhdon, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale.
Postimi i tij:
Djallëzia për të prishur protestën e sotme me çdo mjet, me synimin për të frenuar çdo formë proteste në ditët në vijim, duke nxitur incidente dhe panik, do të marrë përgjigje popullore.
Opozita nuk do të kthejë faqen tjetër.
E drejta për të protestuar nuk negociohet.
Protesta vazhdon.



