Mijëra mbështetës të opozitës janë mbledhur përpara selisë së Partisë Demokratike.
Pak më parë ka mbërritur edhe lideri demokrat, Sali Berisha.
“Tirana po zien, e tëra në shesh. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria”, tha ai përpara se të futet brenda në seli.
Mijëra qytetarë janë duke u bashkuar në Tiranë. Shumë prej tyre po vijnë edhe nga rrethet.
Protesta pritet të fillojë në orën 12:00, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

