Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë dhe ka bërë një deklaratë të ashpër, ndaj asaj që ai e quan si cënim i integritetit territorial të vendit të tij.
Vuçiç tha se është në Samitin e BE në Tiranë, për të diskutuar me liderët europianë se si Serbisë iu cënua integriteti territorial në 99 dhe 2008. “Serbia është shumë pranë Rusisë”, u shpreh Vuçiç, teksa tha se në fund, do të shpjegojë edhe qëndrimin e vendit të tij për këtë çështje.“Pati një sërë çështjesh të ndryshme, reagime zyrtare për çështjen e Kosovës, dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore, por në fund pas konsultimeve vendosëm të vijmë dhe të diskutojmë të gjitha çështjet. Mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut dhe procesit të negociatave me BE. Mbetemi të përkushtuar për rrugën ndaj BE, por në të njëjtën kohë do të na duhet të mbrojmë të drejtat tona kushtetuese.
Jam realist dhe jam këtu të mësoj shumë, nga shumë njerëz, dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Shpresoj të marrim lajme të mira, dhe ka dy të tilla sa i përket energjisë. Do të diskutojmë edhe për integritetin territorial të Serbisë që është shkelur në 99 dhe 2008. Serbia është shumë pranë Rusisë”, deklaroi Vuçiç.

